E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj i ka “fiksim” klubet greke

 

Portieri i Kombëtares shqiptare Arjan Beqaj, e vlerëson pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve si suksesin më të madh të karrierës së tij. Gardiani kuqezi, që aktivizohet te qipriotët e Anorthosit, të martën ruajti të paprekur portën e kampionëve të Qipros në barazimin pa gola me Verder Bremenin. Për Anorthosisin dhe Beqajn kjo ishte ndeshja e parë në Ligën e Kampionëve. Anorthosis Famagusta bën pjesë në Grupin B. Pjesë e këtij grupi janë edhe kampionët e Italisë, Interi, dhe nënkampionët e Greqisë, Panathinaikosin. Portieri shqiptar e di se skuadra e tij nuk është favorite për ta kaluar grupin, por shpreson që Anorthosisi i tij të eliminojë ekipin grek, ashtu sikurse eliminoi edhe Olimpiakosin në turin e tretë paraeliminator. Kundër Panathinaikosit, skuadra e Beqajt do të luajë në fushën e saj më 1 tetor. “Nuk jemi favoritë të grupit, por ne do të mundohemi deri në fund që të kalojmë edhe këtë fazë. E kemi nisur mirë, por ndeshja e dytë kundër Panathinaikosit do të vendosë shumë. Luajmë para tifozëve tanë, por gjithsesi do të jetë shumë e vështirë. Megjithatë e vështirë do të jetë edhe për Panathinaikosin. Shpresoj që Panathinaikosi të ketë fatin që pati Olimpiakosi kur u përball me ne. Do të doja që ta mundim edhe këtë skuadër”, ka thënë portieri prizrenas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›