E Diel, 1 Nëntor 2026

“Këngë të mëdha, autorë të mëdhenj”, gjysmë shekulli muzikë italiane



“Të lë një këngë, histori e gjatë dashurie...”, kështu titullohet koncerti i improvizuar nga Instituti Italian i Kulturës i cili do të përmbajë këngët më të suksesshme të autorëve italianë të viteve të fundit që vijnë nën interpretimin e Domeniko Severino & Band. Ky aktivitet do të zhvillohet nesër në kuadrin e Javës VIII të Gjuhës Italiane në Botë. Këngët që do të interpretohen në program janë të autorëve të njohur italianë si Adriano Çelentano, Xhani Morandi, Toto, Konte, Di Kapri, Buskaljone, Arbore, etj. Në këtë aktivitet do të bëhet një homazh edhe për artistin e paharruar italian Paolo Konte. Programi gjithashtu do të përmbajë pjesë të tjera të autorëve dhe kompozitorëve që kanë lënë gjurmë në muzikën italiane të viteve 1950-2000. Kryesisht, janë kolona zanore ose këngë tepër të njohura me një histori domethënëse për botëkuptimin italik. “Këngë të mëdha, autorë të mëdhenj” është një tjetër logo e këtij koncerti të veçantë që përmbledh këngë të zgjedhura gjatë gjysmë shekulli zhvillimesh muzikore në Itali.

FESTIVALI I TEATRIT TË TË RINJVE

“Over there”, teatri imagjinar vjen në metropol

Pjesa e autorit rumun Duro Motok me regji të Julia Sinanit shfaqet më 25-26 tetor në Teatrin Kombëtar

“Over there” titullohet drama e shkruar e regjisores Julia Sinani, e cila me skenografi të Martin Gjonit do të vijë si premierë këto ditë (25-26 tetor) në skenën e Teatrit Kombëtar në kuadrin e edicionit të katërt të festivalit të Teatrit të të Rinjve. Pjesa “Atje tej” është shkruar nga autori rumun, Duro Motok. Është një vepër që sjell në Shqipëri teatrin imagjinar përmes interpretimit të aktorëve Klodiana Keco, Ledion Zoi dhe Klodian Hoxha. Sipas regjisores Sinani kjo është një dramë e cila shfaq jetën e çdonjërit prej nesh, ndërsa gjinia e teatrit imagjinar mbetet e palëvruar në vendin tonë. Sa u takon personazheve, ata janë karaktere krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe e vetmja pikë që i bashkon të gjithë është qëllimi i tyre i përbashkët, realizimi i ëndrrave të pamundura. Plastika dhe lëvizjet marrin prioritet më tepër sesa recitimi në këtë vepër. Kjo gjë u krijon një liri më të plotë regjisorëve për të shkrirë talentin dhe fantazinë e tyre.

22 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›