E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca e mbyll e para, por Bosnja meritonte më shumë

Në “Stade de France”, skuadra e Loren Blank e ka parë veten me një këmbë në zonën play-off, kur Edin Xeko do të ndëshkonte në fund të pjesës së parë. Bosnja e Safet Susiç, duke e ditur se nuk kishte rrugë tjetër veç fitores, hidhet e gjitha në sulm dhe forca e saj goditëse befason të zotët e shtëpisë, që vihen në vështirësi serioze. Në pjesën e dytë, janë “gjelat” që kërkojnë golin, por do ta gjejnë disi vonë, kur në minutën e 75-të Samir Nasri do të ekzekutonte saktësisht një penallti për barazuar shifrat e për t’u dhënë vendin e parë bluve. Franca e mbyll me 21 pikë dhe kualifikohet direkt për në europian, ndërsa Bosnja do të presë shortin e të premtes për të mësuar kundërshtaren e saj në play-off.

Grupi D

Dje

Francë – Bosnje 1-1

Shqipëri – Rumani 1-1

Renditja

Skuadra N F B H P

1) Franca 10 6 3 1 21

2) Bosnja 10 6 2 2 20

3) Rumania 10 3 5 2 14

4) Bjellorusia 10 3 4 3 13

5) Shqipëria 10 2 3 5 9

6) Luksemburg 10 1 1 8 4

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›