Barcelona, 30 milionë euro për Rosin
Krerët e Barcelonës i kanë ofruar Vilarrealit një dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh për sulmuesin italian Xhuzepe Rosi, shkroi të shtunën e përditshmja "La Gazzetta dello Sport". Rosi 24-vjeçar këtë edicion po shkëlqen te Vilarreali. Ai është njëri ndër sulmuesit më të kërkuar në tregun e futbollit. Barça krahas 30 milionë eurove është e gatshme t'i japë Villarrealit edhe një futbollist nga ekipi i dytë. Ndërkohë, Rosit tashmë i ka ofruar kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej tre milionë eurosh. Italiani ka kontratë me Vilarrealin deri në vitin 2015.