Vuçiniç kërkon të braktisë Serie A
Sulmuesi malazez i Romës, Mirko Vuçiniç, ka gjasa që të braktisë Serie A të Italisë gjatë afatit kalimtar të verës. Këtë e ka thënë agjenti i futbollistit Klaudio Paskualin, të shtunën për "Radio Toscana". "Mirkos i intereson që të luajë jashtë Italisë. Ka pasur interesime dhe oferta më të mëdha se ajo që i ka bërë Roma", ka thënë Paskualin. Vuçiniç, 27-vjeçar, ka kontratë me Romën deri në verën e vitit 2013.