Beqiraj shënon në fitoren e thellë
Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 08:31
Dinamo e Zagrebit, ku luan Fatos Beqiraj, të shtunën mbrëma e ka deklasuar Varteksin, të cilin e ka mposhtur me rezultat bindës, 7:0 – në kuadër të xhiros së tetë të garave në elitën e futbollit kroat.
Në këtë takim, një gol për Dinamon e ka realizuar edhe sulmuesi kosovar, i cili i mbron ngjyrat e përfaqësueses malazeze.
Beqiraj e ka shënuar golin e tretë për ekipin e tij në minutën e 47-të. Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, Dinamo mbetet lider në renditjen tabelore, me 23 pikë të tubuara.