Hetemaj, i plotë në disfatë
Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 08:30
Parma të dielën ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Chievos së Përparim Hetemajt – në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit në Serie A.
Mesfushori kosovar ishte titullar në këtë takim dhe ka luajtur gjatë 90 minutave.
Kjo ishte humbja e parë e Chievos në këtë stinor, pasi në xhiron e parë ekipi i reprezentuesit finlandeze kishte luajtur baras. Chievo gjendet në mesin e tabelës me një pikë të fituar prej dy ndeshjeve të zhvilluara.