Beqiri i kërkon Xhanit paratë në FSHF
Autori i Lajmit: red.
Problemet në këtë fillim sezoni duket se nuk kanë të mbaruar për Partizanin. Komisioni i Apelit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, i ka dhënë të drejtë futbollistit Blendi Shkëmbi dhe ankimime të tjera priten në drejtim të klubit. Pas këtij lajmi edhe ish-futbollistë të tjerë të Partizanit kanë kërkuar të bëjnë të njëjtën gjë. Mosshlyerja e katër rrogave nga ana e presidentit Xhani ka bërë që edhe ish-kapiteni Ardit Beqiri të ankimohet pranë FSHF-së. Burime nga FSHF bëjnë të ditur se është shqyrtuar nga ana e Komisionit të Disiplinës edhe rasti i Beqirit, ku i është dhënë e drejtë lojtarit. Sipas këtij vendimi, “kërkesa e lojtarit të KF Partizani, Ardit Beqiri, për detyrimet që ka Partizani ndaj tij, për mungesë dokumentacioni të pagave të bëra ndaj futbollistit të Partizanit, vendimin Komisioni do ta japë javën tjetër më 28.08.2008 ora 11:00”. Lojtarë të tjerë që janë ankuar për Partizanin në FSHF kanë qenë edhe Abilaliaj e Shehi për shlyerje detyrimesh dhe futbollisti Gjergji Muzaka për prishje kontrate.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008