E Diel, 1 Nëntor 2026

Truri, 10 mënyra për një tru të shëndetshëm dhe 10 mënyrat e gabuara

Autori i Lajmit: red.
Ekzistojnë dy parime bazë për ta mbajtur trurin të shëndetshëm dhe të mprehtë ndërsa vitet kalojnë: varieteti dhe kureshtja. Kur gjithçka që bëni bëhet e dorës së dytë, duhet të bëni një ndryshim. Nëse mund ta zgjidhni fjalëkryqin edhe në gjumë, atëherë ka ardhur koha të lëvizni përpara drejt sfidës së re në mënyrë që të gjeni ushtrimin e duhur për trurin. Kureshtja për botën që ju rrethon, si ajo funksionon dhe sa ju mund të kuptoni, do të bëjë që truri të punojë shpejt dhe me efikasitet. Përdorini idetë e mëposhtme për të arritur fitnesin mendor.
1. Lexoni libra
Zgjidhni një libër me një temë krejt ndryshe. Lexoni një novelë me bazë në Egjipt. Mësoni për ekonominë. Ka mjaft libra të shkëlqyer jo letraro-artistikë që ia arrijnë qëllimit t ju argëtojnë, ndërsa mësoni për një subjekt. Bëhuni një ekspert në diçka të re çdo javë. Jo vetëm që do ta vini trurin në lëvizje duke imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për të treguar.
2. Luani lojëra
Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Sudoku, fjalëkryqet dhe lojërat elektronike mund të përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit. Këto lojëra mbështeten tek logjika e matematika.
3. Përdorni dorën e kundërt
kalojeni ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk përdorni. Nëse jeni mëngjarash, hapini dyert me dorën e djathtë. Nëse përdorni të djathtën, atëherë provoni t i hapni dyert me dorën e majtë. Ky ushtrim i thjeshtë do të bëjë që truri juaj të shtrojë rrugë të reja. Mbajeni orën në dorën e kundërt që të kujtoheni për këtë.
4. Mësoni numrat e telefonit
Telefonat celularë mbajnë mend çdo numër që u telefonon. Askush nuk i mëson më përmendsh numrat e telefonit sot, por kjo është një mënyrë e mirë për të stërvitur kujtesën. Mësoni një numër të ri çdo ditë.
5. Hani edhe për trurin tuaj
Truri juaj ka nevojë që të hani në mënyrë të shëndetshme. Përqendrohuni tek vajrat e peshkut nga salmoni i egër, arrat, bajamet, farat e lirit dhe vaji i ullirit. Hani më shumë prej këtyre ushqimeve dhe më pak ushqime të konservuara.
6. Ndahuni nga rutina
Sa shumë na pëlqen rutina. Gjërat që na pëlqejnë do t i bënim gjatë gjithë ditës. Por sa më shumë ta perfeksionojmë diçka, aq më pak punon truri për të. Për ta ndihmuar trurin të qëndrojë i ri, duhet sfiduar. Ndryshoni rutinën në dyqanin ushqimor, përdorni gjëra që s i keni përdorur më parë, hani ëmbëlsirën në fillim. E gjithë kjo do ta detyrojë trurin të zgjohet nga zakoni dhe të jetë përsëri vigjilent.
7. Kaloni nga një rrugë e ndryshme
Udhëtoni apo ecni nga një rrugë ndryshe nga ajo që kaloni zakonisht. Ky ndryshim në rutinë do ta ndihmojë trurin të stërvitë kujtesën. Provoni anë të ndryshme të rrugës për të shkuar në një dyqan.
8. Mësoni një aftësi të re
Mësimi i një aftësie të re do të vërë në punë zona të ndryshme të trurit. Kujtesa do të hyjë në punë, do të mësoni lëvizje të reja dhe do t i lidhni gjërat ndryshe. Leximi i Shekspirit, mësimi i gatimit dhe ndërtimi i një aeroplani nga kunjat e dhëmbëve, të gjitha këto janë aftësi që do të sfidojnë trurin dhe do t ju japin diçka për të menduar.
9. Bëni lista
Listat janë të mrekullueshme. Bërja e listave ju ndihmon t i lidhni artikujt njëri me tjetrin. Bëni një listë të të gjitha vendeve ku keni udhëtuar. Bëni një listë të ushqimeve më të shijshme që keni ngrënë. Bëni një listë të dhuratave më të mira që ju kanë dhënë. Bëni një listë çdo ditë për të luajtur me kujtesën. Bëni listën e ushqimeve për të blerë, por përpiquni të blini pa të.
10. Zgjidhni një mjeshtëri të re
Gjeni diçka që ju magjeps, që është e lehtë të bëhet dhe që nuk ju kushton shumë. Fotografitë me aparat dixhital, mësimi i pikturës, mësimi i një instrumenti muzikor, mësimi i stileve të ndryshme të gatimit apo të shkrimit, të gjitha këto janë zgjedhje të shkëlqyera.

Truri qendra e funksioneve mendore
Truri ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e psikologëve, sepse aktiviteti i tij fizik drejton shumicën e sjelljeve. I përbërë nga miliona neurone, truri njerëzor është shumë më i ndërlikuar se çdo kompjuter. Truri është qendra për funksione mendore të tilla si kujtesa, imagjinata, të menduarit, etj. Ai përpunon mesazhet që vijnë në të prej Sistemit Nervor Periferik dhe palca kurrizore, vendos se cilat reagime janë të domosdoshme dhe dërgon urdhra tek muskujt për të kryer sjelljen e duhur. Truri mund të kuptohet më mirë duke ekzaminuar tre seksionet e tij më të rëndësishme: truri i prapmë, i mesëm dhe i përparmë. Megjithatë sjellja kontrollohet nga një bashkëveprim kompleks i shumë strukturave trunore.

Si ndikon pagjumësia në funksionin e trurit
Pagjumësia mund të shkaktojë ndalimin e qelizave të reja në tru, sipas sugjerimit të një studimi. Një grup studiuesish zbuloi se pagjumësia ndikon në atë që në gjuhën mjekësore quhet Hipocampus dhe shpjegohet të jetë rajon i trurit që ka të bëjë me krijimin e memories. Studimet e kryera rreth formimit të trurit tregojnë se ato që sjellin efekte në tru janë pikërisht hormonet e stresit. Një ekspert anglez tha se do të ishte shumë interesante të shihej se si edhe gjumi shumë i shkurtër ka të njëjtin efekt. Studimet treguan se niveli i rritur i hormoneve të stresit, i krijuar nga pagjumësia ose gjumi i pjesshëm, shpjegon reduktimin e prodhimit të qelizave në trurin e të rriturve. Megjithatë, niveli i nervave nuk prishet edhe për një periudhë pagjumësie.

Shkaktarët kryesorë të dhimbjeve të kokës
Dhimbja e kokës na dëshpëron të gjithëve, dhe sipas shkencëtarëve në Harvard, gjysma prej nesh preket nga ajo të paktën një herë në muaj. Specialistët kanë zbuluar se përveç njerëzve kronikë, pjesa tjetër e popullsisë ka më shumë shqetësime gjatë muajve të verës. Pasi në këtë kohë ekspozimi në diell është i madh, dhe kjo shkakton çrregullim. Megjithatë, pjesa më e madhe e dhimbjeve të kokës nuk shkaktohet nga ndonjë sëmundje. Një pjesë e tyre shfaqen nga tensioni i përditshëm. Kjo është dhimbja më e zakonshme dhe sjell pakënaqësi në kokë, lëkurë apo qafë, dhe shpesh lidhet me ngushtësinë e muskujve. Studimet tregojnë se ato zhvillohen gjatë pasdites, dhe shumë rrallë zgjasin më shumë se 4 orë.

Kujtesa jonë dhe marrja e informacioneve
Disa gjëra nuk mundemi t i kujtojmë sikur të mos kishin qenë kurrë, kurse të tjerat na ndjekin dhe është e pamundur të lirohemi prej tyre. Si funksionon kujtesa jonë? Së pari zhvillohet futja e informacioneve të reja. Është vështirë të kujtohet informata, të cilën e kemi perceptuar keq. Shumë njerëz ankohen për kujtesë të dobët, për shkak të mangësive të disa shqisave. Shikimi i keq ose të dëgjuarit e dobët mund të jenë faktorë kufizues për marrjen cilësore të informacioneve. Kujtesa e mirë, përveç të tjerash, kërkon gjumë të mirë. Shkenca ende nuk i ka zbuluar fshehtësitë lidhur me trurin dhe funksionimin e tij, kurse kujtesa e jashtëzakonshme, deri në hollësitë më të vogla, është njëra prej fshehtësive të tilla.

2. Dhjetë mënyrat e të sjellurit që dëmtojnë trurin
Humbja e gjumit mund të kthehet në një faktor të vërtetë rreziku për shëndetin tuaj. Truri si organ i brendshëm i njeriut ka nevojë për pushim. Pagjumësia e madhe apo çrregullimet e theksuara të gjumit përshpejtojnë vdekjen, sepse mungesa e gjumit shoqërohet me eliminimin e qelizave trunore.
1- Mosngrënia e mëngjesit
Njerëzit që nuk hanë mëngjes do të kenë sasi të pakta të sheqerit në gjak dhe si rezultat i kësaj, truri nuk do të ketë rezerva të mjaftueshme ushqyese, prandaj shkakton degjenerimin e trurit. Kështu edhe në rastet e dietave ushqimore ngrënia e mëngjesit është e rekomanduar nga dietologët.
2- Ngrënia pa masë
Jo vetëm mungesa e oreksit, por edhe ngrënia e tepërt është një ves që shkakton forcimin e arterieve trunore, e cila të shpie deri në zvogëlimin e fuqisë mentale. Në një dietë të shëndetshme ditore parashikohet edhe një sasi e caktuar ushqimi, për të mos rrezikuar mbipeshën dhe probleme të ndryshme shëndetësore.
3- Pirja e duhanit
Përdorimi i duhanit, tashmë dihet se është i dëmshëm për shëndetin tuaj. Pirja e tij shkakton tkurrje të shumëfishtë të trurit dhe mund të shkaktojë sëmundjen e Alzheimerit.
4- Përdormi i tepërt i sheqerit
Eksperimentet e ndryshme të realizuara në vite kanë treguar se përdorimi i tepërt i sheqerit, qoftë ai në ngrënie apo pije, pengon në thithjen dhe përvetësimin e proteinave dhe lëndëve të tjera ushqyese, duke shkaktuar vështirësi në zhvillimin e trurit.
5- Ndotja e ajrit
Edhe faktorët ambientalë veprojnë drejt për së drejti në shëndetin tuaj. Një faktor i tillë është edhe ndotja e ambientit. Kjo ndodh sidomos në zonat urbane. Truri është njëri prej konsumatorëve më të mëdhenj të oksigjenit në organizmin tonë. Thithja e ajrit të ndotur dobëson furnizimin e trurit me oksigjen duke zvogëluar efikasitetin e tij.
6- Humbja e gjumit
Truri si organ i brendshëm i njeriut ka nevojë për pushim. Pagjumësia e madhe përshpejton ne vdekjen - mbarimin e qelizave trunore etj.
7- Mbulimi i kokës përgjatë fjetjes
Për disa prej jush të mbulosh kokën kur fle mund të jetë një veprim i njohur. Por të mbulosh kokën përderisa jeni duke fjetur, çon në shtimin e dioksid karbonit dhe zvogëlimin i oksigjenit, gjë që shkakton dëmtimin e trurit.
8- Aktivizimi i trurit kur je i sëmurë
Puna e vështirë apo të studiuarit gjatë sëmundjes, çon në zvogëlimin i efektshmërisë së trurit, si dhe prishjen e tij. Kur jeni i sëmurë duhet të tregoheni të kujdesur dhe të relaksoheni.
9- Mungesa e mendimeve stimuluese
Të menduarit është metoda më efikase ne stërvitjen e trurit tonë. Mungesa e mendimeve stimuluese në tru shkakton tkurrjen e tij.
10- Të flasësh rrallë
Disa thonë "Kur nuk je në brendësi të një bisede më mirë të heshtësh, sesa të flasësh pa lidhje". Por jo gjithmonë është e vlefshme kjo. Truri juaj ka nevojë të jetë në funksion. Bisedat intelektuale do të ndihmojnë që truri të jetë sa më efikas.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›