Merkato shqiptare
Autori i Lajmit: red.
DINAMO – Edhe pse fitoi Superkupën e Shqipërisë pak ditë më parë, trajneri i Dinamos, kroati Zllatko Daliç, pohoi se i duhen edhe tre lojtarë për ta quajtur merkaton të mbyllur dhe atë vetë të kënaqur. Dy lojtarët e Partizanit, Rrahman Hallaci dhe Gjergji Muzaka janë dhe objektivat e kampionëve në fuqi. Dinamo ndeshjen e parë e ka kundër Teutës.
TIRANA – 23-herë kampionët janë në pritje të nënshkrimit me portierin maqedonas Tomislav Paçovski. 26-vjeçari më parë ka mbrojtur portën e Rabotnickit, por mbron edhe portën e Maqedonisë. Ndeshja e parë e Tiranës është ajo kundër Vllaznisë në Shkodër.
ELBASANI – Alfred Osmani është zyrtarisht portieri i Elbasanit. Pas refuzimit të Orges Shehit, një tjetër durrsak mbron portën verdheblu. Osmani sezonin e kaluar mbrojti portën e Tiranës. Mbrojtësi Armando Mehmetaj mund të largohet nga Elbasani. 25-vjeçari ka marrë oferta nga Bylisi dhe Shkumbini, ku alternativa peqinase duket se është më e pëlqyeshme nga lojtari. Mehmetaj gjatë gjashtë sezoneve të luatura me Elbasanin është aktivizuar në 99 ndeshje, pa mundur të shënojë qoftë edhe një gol. Futbollisti ka veshur edhe fanellën e Turbinës së Cërrikut.
LUSHNJA - Skuadra e Saimir Malkos vazhdon të stërvitet në fushën e Plugut, në kuadër të sfidës së parë me Partizanin, çka shënon zyrtarisht edhe rikthimin në elitën e 12 më të mirave të Shqipërisë.
TEUTA - Në Durrës janë të bindur se sezoni i kaluar është një histori e mbyllur. Dhe këtë e pohon edhe portieri Bledar Vashaku. Sipas tij, Teuta do të aplikojë një lojë sulmuese dhe se do të duket qysh në ndeshjen e parë kundër Dinamos. Teuta, tashmë ndodhet në duart e trajnerit Sulejman Starova, një trajner ambicioz dhe kërkues rezultatesh.
SHKUMBINI – Portieri Ervin Llani ka marrë shiritin e kapitenit në skuadrën peqinase, duke u bërë kështu i dyti portier në Superligë që udhëheq skuadrën pas Orges Shehit te Partizani. Shkumbini në ndeshjen e parë do të përballet me Bylisin dhe Llani beson se ekipi i tij do ta fitojë takimin.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008