Everton këmbëngul për Lorik Canën
Autori i Lajmit: red.
I ndjekur nga Arsenali dhe Reali i Madridit, mesfushori shkatërrues i Olimpikut të Marsejës, shqiptari Lorik Cana, do të jetë gjithmonë në vëmendjen e posaçme të Evertonit. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta sportive franceze “L Equipe”. “Kontrata e Canës me Marsejën vazhdon deri në vitin 2012, por ndërkombëtari shqiptar nuk do të ishte kundër një largimi, ashtu si dhe vetë ai e ka deklaruar para pak kohësh në gazetën La Provence . Gjithsesi, atij i mungon entuziazmi për t u bashkuar me një ekip të nivelit të dytë në Premier Ligë”, - shkruan faqja franceze topmercato.com, që shton se konkurrenca e fortë në mesfushë gjatë këtij sezoni mund të jetë një argument i largimit të Canës. Në fakt, lajmi është në të gjitha faqet kryesore sportive të vendit transalpin, por vetë Loriku gjatë një interviste për mediat shqiptare ka pohuar se do të qëndrojë edhe këtë vit te Marseja, ndërsa të ardhmen e shikon në Angli, por jo te Evertoni. Cana luajti të mërkurën me përfaqësuesen e Shqipërisë në fitoren 2-0 në miqësoren kundër Lihtenshtejnit, madje në pjesën e dytë mbajti edhe shiritin e kapitenit.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008