Beqja: Berisha tregon gënjeshtra për turizmin
Sekretari për Programin në PS, Ilir Beqaj u shpreh se kryeministri duhet të fliste për gjendjen e kriminalitetit në vend, e për zjarret që po djegin vendin.
“Prej muajsh, një valë krimi dhe aksidentesh fatale kanë përfshirë vendin tonë. Vrasje, hakmarrje, larje hesapesh, grabitje, aksidente rrugore dhe në punë. Çdo ditë, jemi dëshmitarë të jetëve të humbura dhe po ashtu jemi dëshmitarë të një shteti që nuk egziston. I djeshmi ishte një akt i paprecedent, që nuk mund të mbyllet me ndalimin e dy punonjësve të policisë. I djeshmi ishte një akt që tregoi se jetën në këtë vend nuk ta mbron as shteti me uniformë. Sot, në mbledhjen e qeverisë, ne prisnim që Sali Berisha të merrej seriozisht me gjendjen alarmante të kriminalitetit dhe të pasigurisë në Shqipëri. Të merrej me të drejtën më themelore të njeriut, të drejtën e jetës. Jeta është e kërcënuar, prona është e kërcënuar, sipërmarrja është e kërcënuar, edhe vetë media është e kërcënuar. Por jo, ai vazhdoi të injorojë hallet dhe problemet reale të shqiptarëve, duke përrallisur dhe gënjyer siç e ka zakon”, tha ai.
Beqja shtoi se Partia Socialiste ka në plan rivendosjen e demokracisë në vend, për rikthimin e sigurisë së jetës. /Start/
2012-08-16 15:06