Hetim vetëm kutive të materialeve zgjedhore
11/08/2010 Kryeministri Berisha hedh poshtë kërkesën e opozitës për fletët e votimit
Kryeministri Sali Berisha thekson se të vetmet kuti që mund të hapen në funksion të transparencës së zgjedhjeve janë ato që mbajnë materialet zgjedhore. Në konferencën e djeshme për shtyp në kalanë e Himarës shefi i ekzekutivit ka hedhur poshtë për të disatën herë kërkesën e opozitës për shqyrtim të detajuar të kutive të votimit. Berisha nënvizoi se mazhoranca qeverisëse është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për të bërë transparencën, duke respektuar rezolutën e Parlamentit Europian, e cila këshillon se çfarë duhet bërë për t’ia arritur qëllimit. “Mendoj se rezoluta ka përcaktuar qartësisht hetimin e materialeve të votimit dhe nëse e keni ndjekur, ju duhet ta dini se ka pasur ndonjë deputet të thekur të majtë që kërkoi më shumë, por 547 deputetë europianë votuan për materialet e votimit, të cilat nuk përfshijnë fletët e votimit. Të gjitha të tjerat, çka është në kuadrin ligjor, çka është në kuadrin kushtetues, qëndroj plotësisht i vendosur të bashkëpunoj me opozitën”, - ka deklaruar kryeministri. Kreu i qeverisë në deklaratën e tij të djeshme përforcoi pozicionin që mban PD-ja, por dhe partitë e tjera të koalicionit qeverisës, përfshirë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Mazhoranca nuk ka lëvizur nga qëndrimi i saj fillestar. Për këto forca politike e vetmja rrugë që duhet ndjekur për transparencën e zgjedhjeve është respektimi i plotë i Kushtetutës, ligjit zgjedhor si dhe vendimet e dhëna nga gjykatat e vendit. Shumica parlamentare thotë se kjo gjë është mbështetur dhe theksuar edhe në rezolutën që u votua pak javë më parë në Parlamentin Europian. Duke u mbështetur në këtë linjë, kryeministri u shpreh se mbetet për zbatimin germë për germe dhe në frymën totale të kësaj rezolute. Ai tha se dokumenti përcakton qartë se çfarë duhet të hetohet. “Unë i qëndroj plotësisht asaj, u qëndroj plotësisht ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Shqipëria nuk mund të bëhet dhe zhbëhet. Shqipëria bëhet vetëm duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e saj dhe duke i përmirësuar ato, jo duke i shkelur”, - deklaroi ai. Pas pothuajse një viti nga fillimi i ngërçit politik mazhoranca dhe opozita janë të ndara plotësisht dhe nuk po gjejnë pikën e përbashkët, edhe pse janë shprehur në mbështetje të hetimit parlamentar. Dhe është pikërisht objekti i hetimit që i ndan ato. Qeveria nuk do të përgatisë ligj për Presidentin
Kryeministri Berisha ka deklaruar se qeveria që ia drejton nuk ka në axhendën e saj përpilimin e një ligji organik për institucionin e Presidentit të Republikës. Ai pohoi se është në dijeni të qëndrimeve të shprehura nga deputetët, por aktualisht qeveria ka në axhendë çështje të tjera. “Natyrisht që ndjek me interes iniciativat e deputetëve. Qeveria vetë nuk ka ndër mend të marrë ndonjë nismë që të bëjë ligjin për Presidencën. Kemi axhenda të tjera. Deputetët, po të duan, mund ta bëjnë”, - tha ai. Edhe pse ka pranuar se në shumë vende ekziston një ligj organik për numrin një të shtetit, shefi i ekzekutivit ka theksuar se kreu i shtetit ushtron detyrën e tij duke u bazuar në Kushtetutën e vendit. “Mendoj se ligji themelor i vendit ka të përcaktuara të gjitha kompetencat, të drejtat e Presidentit të Republikës dhe i ka shumë mirë të përcaktuara. A mund të ketë ligj për Presidencën? Shumica e vendeve e kanë. Por, nga ana tjetër, dua të theksoj se detyrimet kushtetuese janë më eprore se të gjitha detyrimet e tjera ligjore. Pra, në qoftë se Parlamenti funksion mbi bazën e një ligji, sepse ka një veprimtari të përditshme, të gjerë, të shumëllojtë, Presidenti funksionon mbi bazën e përcaktimeve kushtetuese. Zbatimi i tyre me korrektesë është ligji më i mirë për Presidencën e vendit”, - ka thënë kreu i qeverisë.
Berisha: Në vjeshtë BE-ja vendos heqjen e vizave
Numri një i qeverisë ka thënë dje se beson se duke filluar nga vjeshta e këtij viti qytetarët shqiptarë do të mund të lëvizin pa nevojën e vizave drejt vendeve të Bashkimit Europian. “Mendoj se vjeshta do të jetë një nga vjeshtat më të bardha, më të bukura në historinë e shqiptarëve. Shqiptarët do të gëzojnë vendimin e Bashkimit Europian për të lëvizur të lirë në mbarë Europën. Dua të theksoj se kjo përbën një arritje të pritur, ndofta mbi 150 vjet. Këtë qytetarët e këtij vendi e kanë pritur prej kohësh. Këtë vjeshtë ky problem merr përgjigjen më të shkëlqyer dhe unë gjykoj se nuk ka arritje më të madhe në rrafshin e lirisë pas përmbysjes së diktaturës sesa kjo”, - ka thënë kryeministri Berisha. Ai theksoi se liria e lëvizjes së shqiptarëve nuk kufizohet më vetëm në territorin e këtij vendi, por ridimensionohet në të gjithë territorin europian. Kryeministri bëri këtë deklaratë pasi institucionet europiane kanë dhënë sinjale të qarta për vendimin pozitiv lë lidhje me heqjen e vizave. Gjatë muajit korrik në Shqipëri mbërritën disa ekspertë të Komisionit Europian për verifikimin e tri kushteve që lidhen drejtpërdrejt me vendimin për përfitimin e liberalizimit të vizave dhe paraqitën disa pyetje sqaruese. Kryeministri Berisha në mbledhjen e fundit të qeverisë ka kërkuar që t’u jepen përgjigje të gjitha pyetjeve.
Partia Socialiste kërkon hapjen menjëherë të kutive të votimit
Mazhoranca të mos djegë fletët e votimit
“Kërkesa e PS-së mbështetet nga partnerët dhe faktori ndërkombëtar”
Partia Socialiste është shprehur dje se mazhoranca duhet të heqë dorë nga ideja qesharake për të djegur fletët e votimit, pasi vetëm përmes tyre arrihet transparenca e plotë e zgjedhjeve politike të 2009-s. Nënkryetarja e grupit parlamentar të PS-së Vasilika Hysi ka thënë dje, pak minuta pas qëndrimit të kryeministri Sali Berisha për këtë çështje, se mazhoranca duhet të pranojë pa asnjë kusht hapjen e kutive. “Në këtë moment është tejet e rëndësishme që jo vetëm të bëhet transparenca e plotë e zgjedhjeve të 2009, por Sali Berisha pas pranimit të kërkesës për hapjen e kutive të heqë dorë nga ideja qesharake për të djegur fletët e votimit”, - tha deputetja socialiste. Ajo ka ripërsëritur qëndrimin e selisë rozë, sipas të cilit rruga e vetme për të bërë transparencën është shqyrtimi dhe verifikimi kutive të votimit. Në reagimin e saj Hysi tha se nga deklarata e kreut të qeverisë u vu re rënia dakord për hetimin e zgjedhjeve politike. “Më në fund Sali Berisha pranoi domosdoshmërinë e hapjes së kutive dhe hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, që ka rënë në vesh të shurdhër. Sigurisht që u desh plot një vit që kryeministri të kuptonte rëndësinë dhe legjitimitetin e kërkesës së opozitës, kërkesë e cila muaj pas muaji gjeti gjithmonë e më shumë mbështetjen e partnerëve dhe faktorit ndërkombëtar. Por më mirë vonë se kurrë”, - tha nënkryetarja e grupit parlamentar socialist. Duke marrë në konsideratë qëndrimet që palët kanë mbajtur gjatë këtij viti të ngërçit politik, si dhe ripërsëritja edhe ditën e djeshme, vihet re se arritja e një marrëveshjeje politike është e vështirë. PS-ja thekson se e vetmja rrugë për të bërë transparencën është hapja e kutive të votimit dhe rinumërimi i votave. Për forcën më të madhe politike në opozitë edhe Parlamenti Europian në rezolutën e tij të fundit për Shqipërinë e mbështet këtë gjë. Por edhe në këtë pikë palët kanë qëndrime krejtësisht të kundërta.
Data e zgjedhjeve
Presidenti i Republikës Bamir Topi duhet të dekretojë datën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale deri më 8 shtator. Jo më vonë se 9 muaj para përfundimit të mandatit të të zgjedhurve aktualë zgjedhorë është afati që ligji i zgjedhjeve i njeh kreut të shtetit për dekretimin e datës së zgjedhjeve vendore. Kodi Zgjedhor përcakton se përfundimi i mandatit të krerëve aktualë vendorë është pikërisht e njëjta datë e vitit të katërt pas datës së shpalljes zyrtare të rezultatit në rang kombëtar.