Ngjela kërkon hetim për Kserën për veprimtari antishqiptare
>Seanca e tretë gjyqësore ndaj dy të rinjve nacionalistë që protestuan ndaj prefektit të Gjirokastrës,Spiro Ksera dhe kryebashkiakut Bollano ka nisur me një miting proteste në te cilin merrte pjesë edhe deputeti Spartak Ngjela. Si jurist ai ka deklaruar se dy të rinjtë nuk kanë shkelur asnjë ligj ndërsa si politikan ka kërkuar që presidenti i Republikës të ndikojë mbi prokurorinë që ndaj prefektit Ksera të nisë një hetim për veprimtari anti-shqiptare.
Më pas turma me flamuj kombëtare i është drejtuar selisë së gjykatës së Tepelenës.
në seancë ka dëshmuar ish-shefi i komisariatit të Tepelenës i cili ka treguar se kishte marrë nga organizatorët e mitingut një kërkesë por nuk e ka protokolluar duke kërkuar plotësimin e të dhënave. Kjo dëshmi ishte në favor të dy të akuzuarve por megjithatë gjyqtari i çështjes kërkoi sërish shtyrjen e gjyqit në një seancë të katërt në datën 11 shkurt. Këtë herë gjyqi do të zhvillohet në gjykatën e Gjirokastrës për shkak se gjykata e Tepelenës pushon së funksionuari.