E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Hendeku të pasur-të varfër është thelluar

Tiranë- Shtim i varfërisë dhe thellim i hendekur mes të pasurve dhe të varëfëve në vend. Konstatimin e ka bërë sot nënsekretari për Programin në PS, Ilir Beqja, cipas të cilit në tre vitet e qeverisjes demokratike është shënuar vetëm përkeqësim i situtaës.

“Kryeministri nuk guxon të flasë për të varfërit, sepse në 3 vjet të qeverisjes së tij, hendeku midis të varfërve dhe të pasurve është thelluar. Ky hendek është sot 16.5 % më i thellë se në vitin 2005. Janë politikat antipopullore të kësaj qeverie, përgjegjëse për thellimin e këtij hendeku. Është zbatimi i taksës së sheshtë që e ka thelluar hendekun midis të varfërve dhe të pasurve”- tha ai gjatë një deklarate për shtyp.

Duke kujtuar ditën kundër varfërisë, Beqja nënvizoi se kryeministri i qeverisë së kafshatës nuk u kujtua të merret me të varfërit e vendit të tij dhe të tregojë se sa e kanë zbutur varfërinë kafshatat që ai ka premtuar të japë.

Sipas tij, kryeministri i qeverisë së shërbimit dhe shërbesave nuk u kujtua të merret me qytetarët e vendit të tij dhe të tregojë se çfarë shërbimesh më shumë u ka sjellë të varfërve të vendit të tij përveçse ka shtuar ceremonitë mortore.

Fajtore për situatën alarmante sipas Beqajt janë politikat antipopullore të kësaj qeverie, përgjegjëse për thellimin e këtij hendeku. Është zbatimi i taksës së sheshtë që e ka thelluar hendekun midis të varfërve dhe të pasurve.

Faktor tjetër në thellimin e hendekut, sipas tij, është dështimi i skemës kompensuese të rritjes së çmimit të energjisë e bashkë me të edhe shtrenjtimi marramendës i çmimeve të ushqimeve bazë.

“Është pikërisht varfëria, ajo që ua bëri të padurueshme jetën 5 fatkeqëve dhe i detyroi të hypnin në varkën e vdekjes natën 19 tetorit. Partia Socialiste është e angazhuar që në programin e saj të ri qeverisës, shqiptarët të gjejnë instrumentin për t’u ndarë një herë e mirë nga varfëria”- tha ai.

Indeksi GINI

(Indeksi GINI është indeksi që mat shkallën e shpërdarjes së pasurisë së një vendi midis qytetarëve të tij. Ky indeks, teorikisht mund të jetë nga 0 në 1. Në literaturë gjendet edhe nga 0 në 100.Nëse indeksi GINI është 0 kjo tregon që pasuria e një vendi është e ndarë në mënyrë të barabartë midis qytetarëve të një vendi. Matematikisht, indeksi mund të jetë 1 (ose 100),nëse e gjithë pasuria e një vend i takon vetëm një qytetari. Në vitin 2008 indeksi GINI në Shqipëri është 0.311 (ose 31.1). Në vitin 2005 ky indeks ka qënë 0.267 (ose 26.7).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›