E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: “INSTAT-i fsheh të vërtetën e shifrave ekonomike”



Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, në diskutimin e tij në Këshillin Ekonomik Kombëtar ka sulmuar INSTAT-in si manipulatore e shifrave ekonomike. Ai tha se ky institucion nuk vepron i vetëm, por është mbështetur edhe nga Kuvendi i Shqipërisë. “Këqyrja e realitet na tregon se lajmet për ekonominë e vendit tonë janë shumë të këqija, për fat të keq. Ai që është fati akoma më i keq i shqiptarëve është tashmë se dhe lajmësi nuk është më i besueshëm. Lajmësi nuk po përmbush misionin e tij të vërtetë, nuk thotë të vërtetën, e fsheh, e vonon apo e keqdeformon të vërtetën. Jemi të bindur në atë që themi ndaj sot rikonfirmojmë se INSTAT-i gënjen dhe mashtron për ekonominë shqiptare”, - deklaroi Beqja. Ai bëri ka konstatuar se kalendari i publikimeve të INSTAT-it nuk përmbush detyrimet e ligjit dhe vetëm në këto 6 muaj konstatohet lehtë se ai kalendar nuk është zbatuar nga ky institucion. “Pra, INSTAT-i jo vetëm që shpërdoron detyrën, por fsheh të dhënat për rritjen ekonomike dhe për inflacionin ka kosto vërtet të matshme për ekonominë e vendit apo në buxhetet familjare”, - tha Beqja.

28 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›