Beqja: Kriza ekonomike pllakos vendin
Kjo ështe deklarata e deputetit të Partisë Socialiste, Ilir Beqja, sipas të cilit Berisha ka mashtruar shqiptarët për gjoja mrekulli ekonomike. “Sipas vetë INSTAT në muajin dhjetor që sapo lamë pas, çmimet e ushqimeve të shportës janë rritur më shumë në të 12 muajt e vitit 2009. Këto çmime janë rritur me 7% që e bën zero rritjen e pagave dhe pensioneve që qeveria bëri në maj të 2009, u shpreh ai. Ai shtoi se shqiptarët e ndjenjë çdo ditë e më shumë krizën ekonomike, duke shtuar se kjo krizë po bëhet e papërballueshme jetesa për familjet e varfra.