Pese deputetet e LMN, qe ne fillim kunder bojkotit te PS
Zerat ne Partine Socialiste qe kerkojne nderprerjen e bojkotit nuk jane te paket. Levizja per Mendimin Ndryshe ne seline roze, qe u themelua pikerisht pas vendimit per kushtezimin e hyrjes ne Kuvend te grupit Parlamentar Socialiste, ka kundershtuar qe ne fillim kete strategji. Deputetet Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani, Marko Bello dhe Kastriot Islami, ne te gjitha deklaratat e tyre publike kane kritikuar ashper qendrimin e kryesocialistit per bojkotin e Kuvendit. Ne komunikimet e tyre, themeluesit e Levizjes per Mendimin Ndryshe kerkojne qe beteja politike te behet permes rruges institucionale, brenda ne Kuvend dhe jo jashte saj. Megjithese Partia Socialiste ka shprehur vendosmerine e saj per te mos hyre ne parlament deri ne plotesimin e kushteve te vendosura prej tyre, pese deputetet socialiste jane shprehur kunder nje qendrimi te tille dhe kane theksuar se do te jene ne parlament brenda afatit Kushtetues. Prej 7 shtatorit, Partia Socialiste ka kushtezuar hyrjen e deputeteve te saj ne Parlamentar me hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit.