Beqja: Ministria e Financave, shkel të drejtat e subjekteve
Sipas Nënsekretarit për Programin në PS, Ilir Beqja qeveria nuk ka zbatuar në mënyrë të përsëritur një nga parimet themelore të administrimit fiskal, atë të parashikueshmërisë. Beqja deklaroi se Ministria e Financave nuk u lë kohë subjekteve të interesuara të njihen me përmbajtjen dhe të përgatiten për zbatimin e udhëzimeve që ajo miraton, duke iu referuar udhëzimit të miratuar Për formatin e formularit dhe deklarimit të pagesës së tatimit mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël, i cili u miratua në datën 19 shkurt 2009, ministri i Financave miraton Udhëzimin nr.17.
Më pas, ky udhëzim hyri në fuqi të nesërmen, në datën 20 shkurt. Stafit të Ministrisë së Financave iu deshën 9 muaj për të bërë gati udhëzimin, ndërsa tatimpaguesve nuk u lihet asnjë ditë për tu njohur me udhëzimin, u shpreh Ilir Beqja. Gjithashtu, Beqja deklaroi se ministri i Financave Bode dhe ministri i Drejtësisë Alibeaj në mënyrë antikushtetuese përcaktojnë çmimet me të cilat shqiptarët duhet të shesin e të blejnë patundshmëritë. Ndërkohë që, Kushtetuta përcakton se Shqipëria është vend me ekonomi të tregut të lirë. Ai iu referua datës 26 shkurt 2009, ku këta dy ministra miratojnë Udhëzimin nr. 21 Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr 9, datë 26.02.2008 Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së paluajtshme.Antikushtetuese, nënvizoi Beqja është edhe përcaktimi i masës së taksës me udhëzim ministrash, kur është Kushtetuta që përcakton se taksat caktohen me ligj. Sipas tij, në mënyrë po të paligjshme, dy ministrat nuk i lënë kohë për tu njohur subjekteve tatimpaguese, sepse udhëzimi hyn në fuqi të nesërmen e firmosjes nga ministrat e Sali Berishës.I kërkojmë në mënyrë të përsëritur të papërgjegjshmit Sali Berisha, që në 115 ditët që i kanë mbetur, të mos e vendosë sipërmarrjen para faktit të kryer duke shkelur Kushtetutën dhe duke miratuar udhëzime që hyjnë në fuqi brenda ditës së publikimit, u shpreh Beqja. Së fundi, Beqja theksoi se Partia Socialiste garanton të gjithë individët dhe sipërmarrjet se me ardhjen e saj në pushtet do të përfundojë sjellja abuzive në administrimin tatimor, do të nxitet vetëdeklarimi, do të çinstalohet sistemi i referencave, do të garantohet rimbursimi i Tatimit të Vlerës së Shtuar.