E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Qeveria dështoi me shëndetësinë

 

Partia Socialiste akuzoi dje qeverinë se ka dështuar me të gjitha nismat që ka ndërmarrë për të kryer reforma në sektorin e shëndetësisë. Nënsekretari socialist për programin, Ilir Beqja, tha dje se shqiptarët çdo ditë hasen me mungesa të theksuara në shëndetësi. “Gjatë muajit janar, publiku është njohur me mungesat e urgjencës së kardiologjisë. Pamjet e të sëmurëve të ulur në karrige për të marrë serum apo të shtrirë mbi tavolina për t’u ekzaminuar i ngjajnë pamjeve që raportohen në kanalet ndërkombëtare për konfliktet e armatosura. Për çfarë reforme në shëndetësi bëhet fjalë kur nuk përballohen dot urgjencat”, tha Beqja. Sipas tij, ardhja e PS-së në pushtet dhe programi i saj për shëndetësinë do të ofrojnë zgjidhje edhe për parandalimin, edhe për diganostikimin, edhe për kurimin, edhe për rehabilitimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›