E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjata: Nuk më ftuan në ceremoni

 

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata, shpjegon arsyen e mungesës së tij në ceremoninë e përurimit të KQZ-së së re. Një ditë pasi Komisioni Elektoral zhvilloi mbledhjen e tij të parë, Gjata thotë se nuk mori asnjë ftesë për të qenë i pranishëm në këtë ceremoni simbolike. I kontaktuar nga gazeta “Panorama” për arsyet e mungesës në kokteilin e organizuar pas mbledhjes, Gjata tha se “nëse do isha ftuar do të kisha marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për ngritjen e KQZ-së së re. E vërteta është që nuk kam marrë asnjë ftesë, as zyrtarisht as nëpërmjet telefonit dhe kujtoj se numrin e telefonit nuk e kam ndryshuar. Nëse do ftohesha sigurisht që do bëja kalimin e drejtimit të KQZ-së te kryetari i ri”, tha Gjata. Ish-kryetari i KQZ-së dhe ish-anëtari Fatmir Kumbaro ishin të vetmit që mungonin në ceremoninë e zhvilluar të premten paradite pas zgjedhjes së Dëshira Subashit në postin e nënkryetares së KQZ-së. Me shkrirjen e këtij institucioni, partitë politike përzgjodhën anëtarët e rinj të cilët u votuan dhe më pas u betuan në Parlament.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›