E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Qeveria, e paaftë përballë krizës

Opozita përshëndeti dje ankesat e fasonistëve në lidhje me vështirësitë ekonomike me të cilat po përballen, duke shpallur se qeveria nuk e kupton se vendi gjendet në krizë. Në një deklaratë për shtyp, nënsekretari për programin në Partinë Socialiste, Ilir Beqja, tha: "Prej disa javësh kemi shprehur shqetësimin mbi krizën ekonomike që po prek Shqipërinë. Pavarësisht shqetësimeve tona, Sali Berisha dhe qeveria e tij vazhdojnë edhe sot e kësaj dite ta mohojë krizën, madje flasin për rritje ekonomike dhe ulje të varfërisë. Deklarata e sotme e fasonistëve nuk është gjë tjetër veçse edhe një sinjal që provon se vendi është në krizë se prodhimi po ulet, se papunësia po rritet, se 11 mijë punonjës kanë humbur vendin e punës dhe 50 ndërmarrje janë mbyllur". "Nëse Kryeministri dhe qeveria nuk e kuptojnë që vendi është në krizë, atëherë janë të paaftë, nëse e fshehin atë, atëherë kjo është papërgjegjshmëri e dënueshme", deklaroi ai.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›