E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Qeveria, la pas dore kushtet e punes

Partia Socialiste u shpreh dje e shqetesuar lidhur me kushtet e punes ne Shqiperi. Nensekretari per Programin Politik prane kesaj partie, Ilir Beqja, duke iu referuar te dhenave te Institutit te Shendetit Publik mbi rreziqet qe i kanosen shendetit te punetoreve ne dege te ndryshme te ekonomise, si ne metalurgji, nafte, ferrokrom, vuri ne dukje se "keta sektore po prodhojne shume invalide, pasi qeveria shqiptare ka mungese vemendjeje ne ruajtjen e shendetit te punonjesve dhe trajtimin e semundjeve profesionale. Prezenca e mjekut te ndermarrjes eshte nje koncept gati i panjohur edhe pse i eshte i sanksionuar ne legjislacionin shqiptar". Gjithashtu, ne riperseritjen e shqetesimit te opozites per kete ceshtje, Beqja garantoi se "ne qender te programit te ri qeverises se PS-se, do te jete njeriu i punes se ndershme. Ky program i ri, njeriut te punes do t'i ofroje, jo vetem punesim me te cilin mund te garantoje mireqenien, por edhe do te siguroje mushkeri, veshka apo gjak, me te paster nga helmet industriale per te gjithe te punesuarit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›