E Shtunë, 31 Tetor 2026

Era e forte, permbyset kamioni

Stuhia e eres qe perfshiu mengjesin e djeshem rajonin e Lezhes ka shkaktuar probleme ne portin e Shengjinit dhe ne qarkullimin e automjeteve. Si rezultat i presionit te eres, nje automjet, tip maune, me targe TR 4691 L, u permbys mengjesin e djeshem, ne dalje te Ures se Milotit, duke bllokuar qarkullimin ne kete aks rrugor.
Burime nga policia e Lezhes thane se per fat nuk ka pasur te lenduar, nderkohe qe nje ngjarje e tille nuk ishte regjistruar prej shume vitesh. Forcat e policise rrugore, qe mberriten ne vendngjarje, punuan per normalizimin e situates, si dhe udhezuan drejtuesit e automjeteve qe ne kete pjese te aksit rrugor te qarkullojne me shpejtesi te ulet per te shmangur ndonje te papritur. Nderkohe, burime nga policia e Lezhes nenvizuan se era e forte shkaktoi probleme edhe ne portin e Shengjinit. Mesohet se ne kushtet e eres, mjetet e vogla lundruese nuk dolen ne det te hapur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›