Deti i trazuar, vonohen tragetet
Era e forte dhe deti i trazuar kane penguar lundrimin normal te trageteve qe jane nisur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme nga Bari i Italise drejt portit te Durresit. Burime zyrtare nga Kapitaneria e portit, bene te ditur se tragetet "Aurelia" dhe "Venezia", me afro 200 udhetare gjithsej ne bord, kane mberritur ne portin e Durresit me rreth dy ore vonese, per shkak te detit te trazuar, kryesisht ne brigjet italiane. Sipas te njejtave burime, mesohet se trageti "Ionis" eshte nisur me afro 6 ore vonese dhe ka mberritur ne Durres rreth ores 14:00. Deti i trazuar me force 6-7 dhe era e forte me drejtim nga veriu dhe verilindja, kane penguar lundrimin normal te trageteve. Vonesa te trageteve te linjes Itali-Shqiperi jane konstatuar dje edhe ne portin e Vlores. Burimet e Kapitanerise thane se gjate dites se djeshme moti dhe kushtet detare kane qene ne permiresim gradual.