Berisha, takime per centralin berthamor
Kryeministri Berisha, gjate pjesemarrjes ne Forumin Ekonomik Boteror te Davosit, zhvilloi dje nje sere takimesh me personalitete te larta te shteteve. Por njeheresh ne takime ka diskutuar me specialiste dhe drejtues korrporatash per mundesine e ndertimit te centralit perthamor te prodhimit te energjise elektrike ne Shqiperi. Nderkohe, Berisha u takua me Presidentin e Zvicres, Pascal Couchepin, me Sekretarin e Pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Mun, me ish-kryeministrin e Britanise se Madhe, Tony Blair, me Kryeministrin e Hungarise, Ferenc Gyurcsany, me ish- zv.presidentin amerikan, Al Gore, dhe ish-sekretarin e Shtetit, Henry Kissinger, me Presidentin e Afganistanit, Hamit Karzai, me Princin e Kurores se Bahrejnit, Al Khalifa dhe zv/kryeministren dhe ministren e Jashtme te Izraelit, Tzipi Livni. Gjate takimit me ish-kryeministrin e Britanise se Madhe, Tony Blair, kryeministri Berisha e ftoi Blair per te zhvilluar nje vizite ne Shqiperi dhe ai u shpreh se do ta vizitoje me kenaqesi vendin tone. Po dje, Kryeministri Berisha zhvilloi nje takim me anglezin Nathaniel Rothchild, pjesetar i familjes se Lordit Rothchild. Rothchild u shpreh se Shqiperia ka nje bregdet te mrekullueshem dhe se bashku me nje grup ekspertesh do ta vizitoje ate per te pare nga afer potencialet turistike qe ofron bregdeti shqiptar.