E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama "prek" Lazaratin, takim me te rinjte e fshatit

Kreu socialist, Edi Rama, "prek" Lazaratin! Kryetari i selise roze preferoi t'i kushtoje vemendje rinise se kesaj zone, por kete ne ambientet e Universitetit te Gjirokastres. Ne vijim te turit te tij, Rama tashme i eshte rikthyer serish jugut, ku gjate dites se djeshme bashkebisedoi me te rinj te Lazaratit, me banore te komunave Antigone dhe te Cepos. Pas takimit me drejtues te Universitetit te Gjirokastres, ku u diskutuan fenomenet e braktisjes se arsimit ne vend dhe mundesite e daljes nga kriza arsimore, kryetari Rama ka rezervuar nje bisede me te rinj te Lazaratit, te cilet studiojne ne kete universitet. Gjate fjales se tij, Rama garantoi se politika e re e socialisteve do te sjelle me shume punesim per rinine. "Duhet qe te rejat dhe te rinjte te japin shembullin e nje politike, qe eshte teresisht e ndryshme nga politika qe na shurdhon dhe na verbon. Krejtesisht e ndryshme nga politika qe na le pa pune, na le pa shkolle, na le pa te ardhme. Duhet te jete e ndryshme nga politika, qe po e shterpon fshatin shqiptar dhe po e ben te pajetueshem edhe qytetin shqiptar", theksoi Rama gjate fjales se tij. Nderkohe, turi i dialogut eshte shtrire edhe ne komunat e Cepos dhe te Antigonese ne Earkun e Gjirokastres, ku Rama degjoi me vemendje banoret e ketyre zonave, te cilet kane shprehur shqetesimet dhe propozimet e tyre per te dale nga kjo gjendje. Madje, duke pare nga afer realitetin, i cili rrethon keto zona, Rama shprehu nevojen e ngritjes se nje hapesire per te trajtuar dhe per te zgjidhur problemet e njerezve. Sipas tij, eshte me se e nevojshme krijimi i nje politike te re te jetes dhe te njerezve. Njekohesisht, duke shprehur bindjen e tij per te ndryshuar vendin, Rama deklaroi se "ju siguroj se ne mund dhe do ta bejme se bashku Shqiperine, vendin tone, fshatin tone, qytetin tone. Ne mund dhe do ta bejme se bashku realitet ate qe prej shume e shume dekadash te gjithe se bashku presim, por qe ende nuk duket ne horizont". Sipas tij, per te arritur te ky ndryshim, duhet te shembim barrikaden, qe i ka ndare artificialisht dhe qe ka garantuar vetem pushtetin e nje grushti njerezish.
O.Xhilaga

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›