Fortunali, "fluturon" catia e shkolles
Godina e shkolles 9-vjecare ne komunen Kastrat, ne rrethin e Malesise se Madhe, ka pesuar demtime te konsiderueshme, si pasoje e eres se forte qe perfshiu te enjten ne mengjes zonen veriore te vendit. Lajmin e beri te ditur kryetari i kesaj komune, Gjovalin Veshtaj, i cili ka inspektuar mjediset e shkolles 9-vjecare "Ded Gjon Luli", pas njoftimit te marre nga drejtuesit e saj mbi demtimet e shkaktuara per shkak te eres. Sipas kryetarit te komunes, era me nje force te madhe ka demtuar dritaret, dyert, nje pjese te catise dhe murin rrethues te shkolles. Ai shtoi se "situata u be prezent ne Drejtorine Rajonale te Arsimit ne Shkoder, specialistet e se ciles jane duke marre masat per riparimin e shkolles ne nje kohe sa me te shpejte". Sipas Veshtajt, po shikohet mundesia e nje rikonstruksioni te pergjithshem te godines, duke marre parasysh amortizimin e saj dhe faktin qe ne kete shkolle nuk eshte vene dore prej vitesh.