Floriri kalon ne varesi Bankes se Shqiperise
Sasia e arit dhe e materialeve te tjera te cmuara qe deri me sot kane qene ne pronesi te Keshillit te Ministrave, i kaluan dje Bankes se Shqiperise. Me shumice votash, Kuvendi miratoi projektligjin per "Ndryshimin e pronesise se nje pjese te rezervave valutore te Republikes se Shqiperise". Vendimi beri qe ari dhe materialet e cmuara qe ne total kapin nje vlere prej 5.7 miliarde lekesh t'i kalojne Bankes se Shqiperi me argumentin se do te rrisin asetet e saj dhe do te permiresojne bilancin financiar. Nderkohe qe paralelisht me keto levizje, pronaret e ligjshem te tokave, kane kerkuar shume here hartimin e nje ligji te vecante per t'i njohur dhe kthyer atyre pronat e tundshme. Mes te cilave dhe sendet me vlere dhe floriri i sekuestruar. Por, nje kerkese e tille nuk eshte marre parasysh per sa kohe qe ende nuk ka marre rruge si duhet procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave te patundshme.