Kundërshtarët e Ramës jashtë delegacioneve të Kuvendit
05/03/2010 Grupi parlamentar përcakton deputetët në komisionet parlamentare
Lidershipi socialist mënjanon deputetët e Mendimit Ndryshe brenda PS-së nga kontaktet me organizatat ndërkombëtare. Kështu, kupola rozë përcaktoi përfaqësuesit e saj në delegacionet e përhershme të Kuvendit pranë organizatave ndërkombëtare, ku u vu re se deputetët e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe nuk ishin pjesë e asnjërit prej këtyre delegacioneve, si ai i Brukselit, Strasburgut, i Detit të Zi, i NATO-s, OSBE-së etj. Ndarja e ligjvënësve socialistë në komisionet e përhershme parlamentare dhe në delegacionet pranë organizmave ndërkombëtarë u miratua dje gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së. Burime pranë këtij takimi bënë me dije se i vetmi deputet socialist, pjesë e Mendimit Ndryshe, që do të vazhdonte të ishte pjesë e njërit prej këtyre delegacioneve ishte Arben Malaj, i cili do të jetë një nga përfaqësuesit e PS-së në delegacionin e përhershëm parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë në NATO. Ndërkohë që deputetët Kastriot Islami, Ben Blushi, Andis Harasani dhe Marko Bello nuk do të jenë pjesë e këtyre përfaqësive. Por ndalur në ndarjen e deputetëve në këto delegacione, burime pranë grupit parlamentar socialist bënë me dije se gjatë diskutimit mbi këtë moment u shfaqën pakënaqësi mbi përfaqësimin e PS-së në delegacione me deputetë të rinj, të cilët nuk kanë eksperiencën e duhur në këtë drejtim. Mësohet të ketë qenë deputetja e PS-së, Arta Dade, e cila është përfaqësuese në delegacionin e OSBE-së, ajo që mbajti një qëndrim të tillë. Por ndërhyrja e kryetarit të grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi, i cili ka kundërshtuar këtë qëndrim me idenë se dhe të rinjtë do të mësojnë, ka mbyllur diskutimet mbi këtë çështje. Në një ndër delegacionet më të rëndësishme, si ai i Strasburgut, PS-ja do të përfaqësohet me deputetet Olta Xhaçka, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri. Gjithashtu, po gjatë mbledhjes së djeshme u vendos dhe ndarja e deputetëve të PS-së në komisionet e përhershme parlamentare. Sipas përfaqësuesve socialistë, kjo ndarje u bë në bazë të profesioneve të gjithsecilit prej deputetëve. Por njëkohësisht kjo ndarje u bazua duke u mbështetur dhe në përfaqësimin e PD-së në këto komisione, me qëllim zhvillimin e një oponence parlamentare sa më të fortë dhe të qëndrueshme. Në rastin e fundit, pra atë të ndarjes së deputetëve në komisionet parlamentare, u vu re se deputetët e Mendimit Ndryshe brenda kampit rozë nuk kishin ndonjë ndryshim nga përkatësitë e mëparshme, me përjashtim të deputetit Kastriot Islami, i cili kalon nga komisioni parlamentar i Jashtëm tek ai i Medias. Ndërkohë që në ditët në vijim pritet që të ketë të tjera mbledhje të grupit kuvendor të PS-së, me qëllim zgjedhjen e drejtuesve të këtij grupi, por njëkohësisht dhe të përfaqësuesit të kësaj partie për postin e nënkryetarit të Kuvendit, ku tashmë gara është përqendruar mes deputeteve Arta Dade e Valentina Leskaj.
Deklarata e Meksit
“Kokëfortësia e Qeverisë thelloi krizën”
Partia Socialiste akuzoi Qeverinë “Berisha” mbi situatën e rëndë ekonomike. Deputetja e PS-së, Ermelinda Meksi, gjatë një deklarate për shtyp, u shpreh se “padëgjueshmëria e Qeverisë dhe veçanërisht papërgjegjshmëria e ministrit të Financave përkeqësuan situatën makroekonomike që po kalon vendi, duke dhënë efekte të forta në rritjen e çmimeve, zhvlerësimin e monedhës kombëtare, rritjen e papunësisë, thellimin e borxhit publik dhe rritjen e interesave të tij”. Madje, po në këtë linjë, Meksi shtoi se “kur një qeveri që rrit shpenzimet, pa mundur të rrisë të ardhurat sipas programit të saj dhe ngrin shpenzimet e planifikuara që në muajin e parë të vitit, pra dy muaj pas aprovimit të buxhetit, atëherë ajo nuk di të qeverisë. PS-ja bën me përgjegjësi Qeverinë dhe Kryeministrin që nuk ka dhënë asnjë argument mbi shkaqet e mosrealizimit të të ardhurave buxhetore të 2009-ës”.