Fyerjet Parlamentare

"…Po ju kursej i nderuar “Deputet Patrioti”. Ju e dini se mund të flas shumë gjëra për ju. E di se keni pasur dëshirë të vini në PDK. Por ju nuk keni vend aty.
Hashim Thaçi
…" Deputetët e Parlamentit të Kosovës kanë miratuar të enjten një deklaratë mbështetëse për Qeverinë e Kosovës, në përpjekjet e saj për shtrirjen e autoritetit në pjesën veriore të Kosovës.
Iniciuesi i kësaj seance, LDD, kishte kërkuar që në fund të debatit të miratohet një rezolutë obliguese për qeverinë, por kjo kërkesë nuk është mbështetur nga grupet e mëdha parlamentare.
“Kuvendi duke theksuar rolin e vet në zbatimin e plotë të Kushtetutës, sundimin e shtetit ligjor, luftimin e krimit dhe kontrabandës, garantimin e pronës, lirisë së lëvizjes, paqes, demokracisë dhe perspektivës së zhvillimit ekonomik për mbarë popullin e Kosovës”, thuhet në deklaratën e miratuar nga Parlamenti i Kosovës.
Seanca e së enjtes është përshkruar me akuza të rënda dhe fyerje mes deputetëve.
Deputetja Gjylnaze Syla e quajti rrenc Kryeministrin.
Deputeti Shkumbin Demalija u kërkoi mejdan kolegëve deputetë.
E, Kryeministri Hashim Thaçi porositi AAK’në se “politika nuk bëhet me mentalitet të lotarive dhe kazinove”.
Kosova po zvogëlohet
Në debatin parlamentar që është mbajtur para nxjerrjes së deklaratës mbështetëse, Kryetari i LDD’së, Nexhat Daci ka hedhur shigjeta në drejtim të institucioneve të Kosovës.
“Kosova po zvogëlohet nga aspekti territorial. Në një pjesë të madhe të territorit të Kosovës, shteti ynë fqinj ushtron të vetmin rol të pushtetit në Kosovë, me praninë e të gjitha dikastereve të Qeverisë së Serbisë”, ka konstatuar Daci.
Sipas tij, qasja që iu dha debatit duke debatuar më shumë për Strategjinë për Veriun ishte e padrejtë, ngase në rend dite ishte kërkesa e LDD’së për zbatimin e Kushtetutës në pjesën veriore të Kosovës.
“Unë mendoj që sot ajo nuk quhet Strategji, sepse propozuesi, ICO, ka hequr dorë prej atij nocioni. Sepse nuk është strategji. Nuk i ka elementet kryesore të strategjisë”, ka thënë Daci në fjalimin e tij para deputetëve,
Në anën tjetër, Ramë Buja në emër të PDK’së ka thënë se qeveria dhe institucionet e Kosovës nuk duhet të nxjerrin rezolutë për të shtyrë implementimin e ligjit në Veri.
“Rrethanat nuk janë të mira, por nuk janë të jashtëzakonshme. Ne kemi menduar që në fund të debatit një grup ta bëjë një deklaratë përmbajtjesore për ta mbyllur logjikshëm debatin e kësaj seance”, ka thënë Buja.
Ndryshe, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Lutfi Haziri ka kërkuar nga qeveria hapa konkrete për shtrirjen e autoritetit ligjor në tërë territorin e Kosovës.
“Ne propozojmë që Kuvendi të kërkojë nga qeveria hartimin e dokumentit, që përfshin parimin kryesor, i cili tash është obligim kushtetues. Parimi i Pakos së Presidentit Ahtisari është formula e vetme reale, e cila e ruan Kosovën që të mos shkelë vijën e kuqe dhe të mos rrëshqasë në atë që quhet autonomi territoriale”, theksoi Haziri.
Edhe zyrtarët e partisë opozitare, AAK, e kanë mbështetur angazhimet e qeverisë që përmes Strategjisë të vendosin ligjin në veri.
“Po përcjell mbështetjen AAK’së për Strategjinë dhe çfarëdo deklarate që do të shkonte në mbështetje të kësaj strategjie. Ne e mbështesim, por nuk kemi plan të marrin barrë kurrfarë, ngase nuk drejtojmë as Ministri të Brendshme, as Ministri të Drejtësisë”, ka thënë Ardian Gjini nga AAK.
Shefi i Grupit Parlamentar të AKR’së, Ibrahim Makolli, ka kritikuar qeverinë se nuk është treguar e aftë të garantojë funksionimin e Kushtetutë në veri të vendit.
“Qeveria e Kosovës është treguar e paaftë për të garantuar funksionimin e Kushtetutës në tërë territorin, është treguar e paaftë në sundimin e ligjit”, ka thënë Makolli.
Pas deklaratave të deputetëve ka reaguar Kryeministri Hashim Thaçi. Ai ka kërkuar nga të gjithë deputetët që të mbështesin Strategjinë e Qeverisë dhe ICO’së.
“Në emër të Qeverisë, ju ftoj që pas një debati korrekt, mos të zhvillohet debat opozitë- Qeveri, sepse Veriu duhet të na bashkojë, ngase ky është problem dhjetëvjeçar”, ka thënë Kryeministri.
Thaçi ka përjashtuar përdorimin e dhunës për të shtrirë autoritetin në Veri.
“Si Kryeministër i Kosovës, dua të theksoj se qeveria është përfundimisht e vendosur për shtrirje institucionale dhe kujdes institucional në Veri” , ka thënë ai.
Ndryshe, Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi ka kërkuar nga opozita të mbështesë Strategjinë, derisa nga Qeveria të batojë atë.
“Ky dokument paragjykohet nga Serbia. Por nëse ky dokument paragjykohet nga Serbia, mendoj se nuk duhet të paragjykohet as nga pozita, as nga opozita, as nga qytetarët”, ka thënë Krasniqi.
Akuzat
Gjatë debatit parlamentar, deputetët nuk janë kursyer nga akuzat dhe fyerjet.
Deputetja e AAK’së, Gjylnaze Syla e ka quajtur gënjeshtar Kryeministrin Hashim Thaçin.
“Ju po rreni sepse nuk jeni të aftë të zbatoni ligjin dhe Kushtetutën në Republikën e Kosovës”, ka thënë deputetja Syla.
Pas kësaj deklarate nuk ka reaguar Kryeministri, derisa Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Ramë Buja ka dhënë një sqarim për Gjylnaze Sylën.
“Më herët dëgjuam se u fye institucioni i Kryeministrit. Por, duhet ta kuptojmë se të fyerit të fyejnë”, ka reaguar Buja.
Debati ka eskaluar, kur fjalën e ka marrë deputeti i AAK’së, Shkumbin Demalijaj.
“Vendimi i parë i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës të drejtuar nga Hashim Thaçi ka qenë që t’i ndalohet Ibrahim Rugovës kthimi në Kosovë, në vend që kjo qeveri të merrej me veriun. Sot partia e Ibrahim Rugovës është bërë marionetë e qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaçi”, ka thënë Demalijaj.
Pas kësaj deklarata ka reaguar zyrtarët e PDK’së, të cilët i kanë quajtur shpifje deklaratat të deputetit të AAK’së.
“Asnjëherë dhe askund nuk ka ndonjë dokument që dëshmon se dikush i ka ndaluar dikujt hyrjen në Kosovë. Ju duhet t’i mblidhni forcat dhe të fitoni votën dhe ne do t’i bindemi votës. Më vjen keq kur u fye edhe paradite kryeministri, por thonë i fyeri të fyen”, ka thënë Buja.
Ai ka marrë menjëherë kundërpërgjigjen e Demalijajt.
“Unë e thash të vërtetën dhe mos mendoni se po më frikësoni. Nëse mendoni për t’i qëruar hesapet në rrugë, nuk është problem. Sepse ju jeni mësuar ashtu. Por, mos mendoni se po më frikësoni mua me deklaratat e juaja”, ka kërcënuar ai.
Më pas ka ardhur reagimi i Kryeministrit, Hashim Thaçi.
“Dua të theksoj se politika nuk bëhet me mentalitet as të llotarive, as të kazinove, edhe pse ndonjëherë ju ka rënë loto në politikë. Por, ka ikur ajo kohë”, ka thënë Thaçi, duke iu drejtuar AAK’së.
“Ndërsa sa i përket Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, për funksionimin e saj më mirë do të ishte t’i pyesni anëtarët e Kryesisë suaj. Është e vërtetë që ne kemi pasur koncepte të ndryshme politike, që për mua janë vlerë, strategji dhe e ardhmja jonë demokratike. Por në të njëjtën kohë, dallimet dhe vlerat e ndryshme që paraqiten është mirë të shikohen në të kaluarën”, është përgjigjur Thaçi.
Kryeministri, më pas, e ka sulmuar direkt Shkumbin Demalijajn.
“Po ju kursej i nderuar “Deputet Patrioti”. Ju e dini se mund të flas shumë gjëra për ju. E di se keni pasur dëshirë të vini në PDK, se e kemi refuzuar atë kërkesë, por ju nuk keni vend aty”, ka thënë Kryeministri.