Votat e deputetëve, mazhoranca ndryshon Rregulloren
05/03/2010 Kuvendi vendos: Ligjvënësit me të drejtë vote në dy komisione
Ndryshime pëson edhe numri i zëvendësuesve të Topallit
Çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë që sot mund të jetë anëtar jo vetëm i një komisioni, por edhe i dy të tillëve. Partia Demokratike i propozoi Kuvendit të Shqipërisë dy ndryshime të Rregullores së Kuvendit, të cilat u miratuan me votat e të gjithë deputetëve të pranishëm. Me sa duket, mazhoranca u paraprin zhvillimeve politike brenda Parlamentit, kur synon të sigurojë nëpër komisione vota, në mungesë të kolegëve opozitarë. “Tek unë është depozituar raporti i Këshilli të Rregullores, i cili ka dy pika: përshtatjen e Rregullores për sa i takon nënkryetarit të tretë të Parlamentit, si dhe ndryshime që lidhen me parimin e respektimit të shumicës në komisione parlamentare”, tha kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë seancës së djeshme parlamentare. Fillimisht ajo hodhi në votim futjen në rend të ditës të këtyre ndryshimeve dhe më pas vetë ndryshimet. Ato u prezantuan nga përfaqësuesi i Këshillit të Rregullores, Viktor Gumi. “Këshilli i Rregullores gjykoi si të rëndësishme këtë ndërhyrje, pasi komisionet kanë një rol të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në pushtetin legjislativ, ku komisionet mundësojnë që legjislaturat të shqyrtojnë dhe analizojnë me hollësi projektligjet që paraqiten, të kontrollojnë zbatimin e programit qeverisës. Komisionet e Parlamentit si rregull reflektojnë forcën e partive politike të përfaqësuara në të”, tha Gumi. Duke prezantuar ndryshimet konkrete, ai citoi: “Propozojmë që pika 2, e nenit 8, të riformulohet ‘Byroja e Kuvendit përbëhet nga Kryetari i Kuvendit, zëvendëskryetarë, 2 sekretarë për buxhetin e 4 sekretarë, dhe drejtohet nga Kryetari i Kuvendit”. Po ashtu, ai propozoi edhe riformulimin e pikës dy, të nenit 20. Sipas rregullores së vjetër, deputeti mund të ishte anëtar vetëm i një komisioni të përhershëm.
Ndryshimi i nenit 20
“Si rregull deputeti mund të jetë anëtar vetëm i një komisioni të përhershëm. Në respektim të raporteve shumicë parlamentare/opozitë, deputetë të caktuar mund të jenë anëtarë në jo më shumë se dy komisione të përhershme. Deputeti mund të marrë pjesën në mbledhjen e komisioneve të tjera pa të drejtë vote”, riformulohet kjo pikë.