Beqja: Qeveria vazhdon vjedhjen përmes faturave të OSSH-së
Nënsekretari socialist për
programin, Ilir Beqja, akuzoi dje
Korporatën Elektroenergjetike
Shqiptare se po abuzon me faturimet
e energjisë. "Sali Berisha premtoi
furnizim pa ndërprerje të energjisë
elektrike dhe pas 42 muajsh qe e
paaftë ta përmbushë këtë angazhim",
tha Beqja. Sipas tij, Berisha premtoi
përfundim të faturimit aforfe të
energjisë elektrike dhe pas 42 muajsh
qe i paaftë ta përmbushë këtë
angazhim. Socialistët konstatojnë se
qeveria e Sali Berishës vonoi për dy
vjet ndërtimin e TEC-it të Vlorës ashtu
sikurse ishte e aftë të përfundonte
linjën e interkonjeksionit me Malin e Zi.
"Dhe si të mos mjaftonin telashet që
kanë shqiptarët në furnizimin me
energji elektrike, qeveria e Sali Berishës
nëpërmjet mashës OSSH grabit
sistematikisht buxhetet familjare
shqiptare me faturat e energjisë
elektrike", u shpreh Beqja. Ai kujtoi se
socialistët denoncuan në mars 2008
faturimin me 36 ditë në muaj, ndërsa
në tetor 2008 ai shkoi 36 ditë. "Por në
muajin dhjetor, OSSH e thelloi grabitjen.
Sipas faturave të muajit dhjetor,
periudha e faturimit nuk është 31 ditë,
por 43 ditë, duke rritur në mënyrë
abuzive pjesën e konsumit mujor mbi
300 kilovat", nënvizoi Beqja.
programin, Ilir Beqja, akuzoi dje
Korporatën Elektroenergjetike
Shqiptare se po abuzon me faturimet
e energjisë. "Sali Berisha premtoi
furnizim pa ndërprerje të energjisë
elektrike dhe pas 42 muajsh qe e
paaftë ta përmbushë këtë angazhim",
tha Beqja. Sipas tij, Berisha premtoi
përfundim të faturimit aforfe të
energjisë elektrike dhe pas 42 muajsh
qe i paaftë ta përmbushë këtë
angazhim. Socialistët konstatojnë se
qeveria e Sali Berishës vonoi për dy
vjet ndërtimin e TEC-it të Vlorës ashtu
sikurse ishte e aftë të përfundonte
linjën e interkonjeksionit me Malin e Zi.
"Dhe si të mos mjaftonin telashet që
kanë shqiptarët në furnizimin me
energji elektrike, qeveria e Sali Berishës
nëpërmjet mashës OSSH grabit
sistematikisht buxhetet familjare
shqiptare me faturat e energjisë
elektrike", u shpreh Beqja. Ai kujtoi se
socialistët denoncuan në mars 2008
faturimin me 36 ditë në muaj, ndërsa
në tetor 2008 ai shkoi 36 ditë. "Por në
muajin dhjetor, OSSH e thelloi grabitjen.
Sipas faturave të muajit dhjetor,
periudha e faturimit nuk është 31 ditë,
por 43 ditë, duke rritur në mënyrë
abuzive pjesën e konsumit mujor mbi
300 kilovat", nënvizoi Beqja.