Pranga 5 rumunëve për flori fals
Nuk u kishte ecur në Ru
mani dhe kishin ardhur në
Shqipëri. Hiqeshin si tregtarë
floriri, që sipas tyre e sillnin me
një çmim shumë të lirë. Por në të
vërtetë, objektet që ata shisnin
nuk ishin të florinjta. Kjo është
zbuluar nga agjentët e antikrimit
ekonomik në Tiranë, të cilët kanë
prangosur përgjegjësit. Sipas policisë,
pesë persona nga Rumania
janë ideatorë dhe zbatues të një
mashtrimi që është përhapur
gjerësisht në Shqipëri, me bizhuteri
floriri të rreme. Sipas policisë,
pas kurorëzimit të operacionit të
organizuar dy ditë më parë, ku u
sekuestruan afro 1200 koli parfume
të firmave të ndryshme dhe
u arrestuan në flagrancë dy persona,
të cilët ushtronin aktivitetin e
tyre kontrabandë në Tiranë, u
mundësua goditja e një tjetër grupi
me aktivitet të paligjshëm. Në
vazhdimësi të këtij operacioni, ky
sektor ka arritur tashmë të finalizojë
një tjetër operacion të koduar
"Bizhuteritë false", duke vendosur
nën pranga pesë rumunë. Burimet
policore shpjeguan se në pranga
përfunduan Ion Miclescu, 32 vjeç,
Nemes Miclescu, 36 vjeç, Donel
Gunici, 24 vjeç, Dragos Miclescu,
25 vjeç dhe Fondor Tinceulescu, 43
vjeç, të gjithë me shtetësi e kombësi
rumune. Kapja e arrestimi i tyre
u krye në sajë të bashkëpunimit
me Komisariatin e Policisë Kavajë,
duke zbatuar metodat speciale të
hetimit intensiv përreth afro një
muaj investigim. Në sajë të posedimit
të informacioneve operative
mbi aktivitetin që ata kryenin, i
shtrirë në rrethet Fier, Berat dhe
Lushnjë, u arrit kapja në flagrancë
e tyre në segmentin rrugor Lushnjë-
Kavajë. Ata u kapën përgjatë
momenteve të tregtimit të bizhuterive
të ndryshme floriri të dyshuara
false, me automjetet me targa
të huaja. Falë kësaj pune, u dokumentua
tërësisht implikimi i
tyre në këtë aktivitetet të
paligjshëm, të cilët dyshohet se
këto bizhuteri ia shisnin tregtarëve
duke i mashtruar me çmim
më të lirë se në treg të bizhuterive
të floririt. Sipas grupit hetimor, në
cilësinë e provës materiale u
sekuestruan 68 unaza të madhësive
dhe formave të ndryshme, 10
varëse floriri, një kartë krediti, e cila
dyshohet e klonuar, si dhe dy automjete
dhe 5 celularë. Aktualisht
janë kryer të gjitha veprimet hetimore,
ndërsa materialet i kaluan
Prokurorisë së Rrethit Tiranë, për
veprën penale të "Mashtrimit në
bashkëpunim". Policia tha se
vazhdon puna për thellimin e
mëtejshëm të hetimeve, apo identifikimin
e personave të tjerë të
përfshirë.
mani dhe kishin ardhur në
Shqipëri. Hiqeshin si tregtarë
floriri, që sipas tyre e sillnin me
një çmim shumë të lirë. Por në të
vërtetë, objektet që ata shisnin
nuk ishin të florinjta. Kjo është
zbuluar nga agjentët e antikrimit
ekonomik në Tiranë, të cilët kanë
prangosur përgjegjësit. Sipas policisë,
pesë persona nga Rumania
janë ideatorë dhe zbatues të një
mashtrimi që është përhapur
gjerësisht në Shqipëri, me bizhuteri
floriri të rreme. Sipas policisë,
pas kurorëzimit të operacionit të
organizuar dy ditë më parë, ku u
sekuestruan afro 1200 koli parfume
të firmave të ndryshme dhe
u arrestuan në flagrancë dy persona,
të cilët ushtronin aktivitetin e
tyre kontrabandë në Tiranë, u
mundësua goditja e një tjetër grupi
me aktivitet të paligjshëm. Në
vazhdimësi të këtij operacioni, ky
sektor ka arritur tashmë të finalizojë
një tjetër operacion të koduar
"Bizhuteritë false", duke vendosur
nën pranga pesë rumunë. Burimet
policore shpjeguan se në pranga
përfunduan Ion Miclescu, 32 vjeç,
Nemes Miclescu, 36 vjeç, Donel
Gunici, 24 vjeç, Dragos Miclescu,
25 vjeç dhe Fondor Tinceulescu, 43
vjeç, të gjithë me shtetësi e kombësi
rumune. Kapja e arrestimi i tyre
u krye në sajë të bashkëpunimit
me Komisariatin e Policisë Kavajë,
duke zbatuar metodat speciale të
hetimit intensiv përreth afro një
muaj investigim. Në sajë të posedimit
të informacioneve operative
mbi aktivitetin që ata kryenin, i
shtrirë në rrethet Fier, Berat dhe
Lushnjë, u arrit kapja në flagrancë
e tyre në segmentin rrugor Lushnjë-
Kavajë. Ata u kapën përgjatë
momenteve të tregtimit të bizhuterive
të ndryshme floriri të dyshuara
false, me automjetet me targa
të huaja. Falë kësaj pune, u dokumentua
tërësisht implikimi i
tyre në këtë aktivitetet të
paligjshëm, të cilët dyshohet se
këto bizhuteri ia shisnin tregtarëve
duke i mashtruar me çmim
më të lirë se në treg të bizhuterive
të floririt. Sipas grupit hetimor, në
cilësinë e provës materiale u
sekuestruan 68 unaza të madhësive
dhe formave të ndryshme, 10
varëse floriri, një kartë krediti, e cila
dyshohet e klonuar, si dhe dy automjete
dhe 5 celularë. Aktualisht
janë kryer të gjitha veprimet hetimore,
ndërsa materialet i kaluan
Prokurorisë së Rrethit Tiranë, për
veprën penale të "Mashtrimit në
bashkëpunim". Policia tha se
vazhdon puna për thellimin e
mëtejshëm të hetimeve, apo identifikimin
e personave të tjerë të
përfshirë.