Beqja: Qeverisë i mungojnë 110 milionë $
Tiranë -Partia Socialiste e ka konsideruar alarmante mbledhjen e të ardhurave nga qeveria në 11 mujorin e vitit 2008. Në një deklaratë, nënsekretarit për Programin në PS Ilir Beqja, tha se për periudhën 11 mujore, qeverisë i mungojnë 110 milionë $ të hyra tatimore.
“Situata është alarmante nëse analizohen veçmas rezultatet e muajit nëntor. Qeveria e Sali Berishës ia doli që nëntori 2008 të shënojë muajin me rekordin më të keq në administrimin fiskal në 8 vitet e fundit. Janë të dhënat zyrtare që dëshmojnë se mbledhja e të ardhurave tatimore në muajin nëntor 08’ është në nivelin 82 % dhe deficiti i krijuar vetëm në këtë muaj është 52 milionë USD”-theksoi Beqja për media, duke shtuar se në muajin nëntor deficit ka në të gjitha taksat, ku rekordin e mban akciza, plani i së cilës është realizuar vetëm 64 %.
Këto të dhëna-sipas Beqes-tregojnë se Berisha në mënyrë të përsëritur, për të tretin vit radhazi, nuk ia doli të mbajë premtimin e realizimit 100 % të planit të të ardhurave të caktuar prej vetë tij.
“Janë paaftësia dhe korrupsioni arsyet pse në 11 muajt e vitit 2008 investimet kapitale janë realizuar 108 milionë USD më pak se plani i miratuar nga Kuvendi. Janë 108 milionë USD më pak në ekonomi dhe kjo në një moment përherë e më të vështirë për klasën sipërmarrëse shqiptare. Edhe tek investimet Sali Berisha dështoi në përmbushjen e premtimit se do të realizonte investimet 100 %.”-vijoi më tej, nënsekretari i Partisë Socialiste, duke shtuar se me këtë shumë, qeveria mund të likuidonte ish-ushtarët dhe të përndjekurit politikë, si dhe kompensimin e energjisë elektrike dhe pagesat për ish-pronarët.