E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Të mos i japim tjetër mundësi Berishë

Tiranë - Turi i Dialogut me Shqipërinë i Kryetarit të PS Edi rama ka rinisur me bashkëbisedimin me banorët e Zallherit. Bashkëbisedimi i kryesocialistit me banorët është përqendruar në problemet me të cilat përballen banorët e kësaj zone mjaft afër me kryeqytetin, por larg nga këndvështrimi ekonomik.

Problemet e papunësisë dhe varfërisë kanë qenë temat kryesore që ngritën banorët e Zallherrit. Kryetari i PS Rama duke folur për nevojën e
domosdoshmërinë e ndryshimit të madh, bëri apel për të mos i dhënë asnjë mundësi Berishës të rrijë dhe katër vite të tjera në pushtet duke shkatërruar gjithshka në këtë vend.

Lideri opozitar në këtë takim ka përsëritur thirrjen për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një front të përbashkët pavarësisht nëse janë
socialistë apo demokratë, kur të gjithë vuajnë njësoj të njëjtat fenomene si papunësi, varfëri, pamundësi për të jetuar me punë të ndershme.

“Varfëria është një e keqe e përbashkët që të gjithë shqiptarët dhe shqiptaret, në çdo qytet e fshat, pavarësisht nëse janë socialistë, demokratë apo pa parti, janë të moshuar apo të rinj. Duhet ta mundim varfërinë, kjo është një arsye e përbashkët për të qenë bashkë socialistë e demokratë, qytetarë e qytetare të ndershëm, në çdo skaj të Shqipërisë, pa lejuar që politika e tjetër, të vazhdojë të na mbajë të ndarë e të përçarë,ndërkohë që ne kemi plot arsye që ta shohim njëri -tjetrin si aleatë", tha ai.

Me tej Kryetari Rama vuri theksin në rolin që politika duhet të luajë si faktor dhe mundësi që njerëzit bashkërisht të diskutojnë për problemet që nuk i zgjidhin dot vetëm, për të qëndruar krahë njëri – tjetrit, kundër të këqijave të përbashkëta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›