Kallezimi penal ndaj Bashës, PS con prova të reja në Prokurori
TIRANE-Në emër të një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bashkëngjitur kallezimit penal ndaj Ish-ministrit të brendshëm Lulzim Basha për ngjarjet e 21 janarit dhe prova të reja shkresore dhe filmike të papublikuara më parë.
Kallzimit penal që 25 deputetët të PS përgatitën një muaj më parë ndaj Bashës dhe 2 drejtuesve të lartë të Policisë, Hysni Burgajt dhe Sajmir Mucës iu shtuan prova të reja që Balla i dorëzoi mesditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës.
Provat vërtetojnë përgjegjësinë e Bashës për ngjarjet e 21 Janarit. Basha nuk shpëton dot pa u ndjekur penalisht. Këto janë prova të papublikuara që do ti shohë Prokuroria”, tha Balla për mediat.
Kallezimi penal i 25 deputetëve të PS ndaj Bashës dhe dy drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit është depozituar
në Prokurorinë e Tiranës më 21 Mars.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Balla kallzim penal në prokurori për ish ministrin e brendshëm Basha