E Diel, 1 Nëntor 2026

Bordi i Medias për fushatën: NEWS24 më i balancuari

TIRANË- Komisioni i Zgjedhjeve ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës , ku është paraqitur raporti i monitorimit të medias, nga bordi i ngarkuar me këtë detyrë. Sic doli edhe nga rezultatet e monitorimit të javës së dytë të fushatës zgjedhore, Televizioni NEWS24 , u rendit ndër më të balancuarit , vecanërisht përsa i përket edicioneve informative, ku 2 koalicionet kanë gjetur hapësirë të njëjtë pasqyrimi të aktiviteve të tyre elektorale.

Megjithatë Bordi paraqiti disa kërkesa , që bien ndesh edhe me kodin zgjedhor. Një nga propozimet është ajo për të kompesuar me kohë televizive kandidatin e mazhorancës për Bashkinë e Tiranës , për arsye se në krahasim me kandidatin e opozitës Edi Rama, ka disbalance kohore. Por, kjo kërkesë ka hasur në kundërshtimin e përfaqësuesve të partisë socialiste , të cilët argumentuar se problemi qëndron te shtabet elektorale, të cilat nuk i njoftojnë një pjesë te mediave për aktivitetet, ndërkohë televizionet nga ana e tyre nuk pranojnë materiale te gatshme. Por kjo kërkesë e Bordit të monitorimit të medias bie ndesh edhe me kodin zgjedhor , që parashikon kompesim me forcën politike dhe jo me kandidatin.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›