E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: “Vlerësimi financiar i pasojave të përmbytjes në Shkodër, qesharak”



Deputeti socialist, Ilir Beqa, ka ngritur si shqetësim gjatë fjalës së mbajtur në seancën e djeshme parlamentare vlerësimin financiar të bërë nga qeveria të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Sipas Beqjes, vlerësimi financiar i bërë nga qeveria është qesharak dhe i barabartë me një miting të PD-së.
“Sot ka ende sipërfaqe nën ujë, për të cilat nuk është bërë asnjë vlerësim. Ndërsa kryetari i Këshillit të Qarkut u thotë banorëve që vlerësimi ka mbaruar dhe për çdo ankesë t’i drejtohen gjykatës. Qeveria, pasi i përmbyti banorët e Shkodrës, nuk pranon të vlerësojë as dëmin që i shkaktoi. Vlerësimi i bërë është 4 milionë dollarë në rrethin e Shkodrës. Është po kjo shifër që Berisha harxhoi për antimitingun e 8 dhjetorit. Ky është një vlerësim qesharak. Po provohet dita-ditës se Berisha vodhi zgjedhjet sepse vazhdon t’i vjedhë ende shqiptarët. Kjo është arsyeja që Berisha po e fsheh krizën ekonomike. Familjet dhe bizneset po e ndiejnë çdo ditë e më shumë krizën ekonomike”, - është shprehur Beqja.

2 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›