“Bëra kallëzim penal në polici, por lekët ia dorëzova një shoku”
11/02/2005 Reagojnë kolegët e pedagogut të arrestuar. Studentja mohon t’i ketë dhënë lekë
GJIROKASTËR – Studentja, që denoncoi pedagogun e Gjirokastrës, mohon t’ia ketë dhënë të hollat atij, ndërsa kolegët, besojnë më shumë te një kurth, i ngritur, sesa te mitmarrja.
Studentja
Fillimisht, dje, studentja protagoniste, Marsela Bizhga, nuk ka pranuar se ka kryer një kallëzim të tillë penal ndaj pedagogut të saj. Por, më pas, e gjendur nën presionin e mediave, ajo e ka pohuar një gjë të tillë, ndërsa nuk ka pohuar se të hollat i kishte dorëzuar pedagogut Rexhep Shkurti.
“Unë nuk ia ka dorëzuar në dorë pedagogut, por shokut të klasës”, u shpreh dje Marsela, duke iu shmangur denoncimit në shtyp të pedagogut, sikurse kishte bërë një ditë më parë në polici.
Këtë fakt e pohojnë edhe burimet e policisë lokale, të cilat bënë të ditur dje, se të hollat e pretendura se i kishte marrë pedagogu, nuk u gjetën në xhepin e tij. Shuma e përfolur, u gjet në xhepin e studentit Lefter Koçiu, shok i studentes që bëri denoncimin.
Pedagogët
Arrestimi në flagrancë i pedagogut të biokimisë, Rexhep Shkurti, është përcjellë me komente dhe reagime nga kolegët, studentët dhe avokati i tij.
Vetëm pak orë pas shoqërimit në dhomat e ftohta për paraburgimit të komisariatin e Gjirokastrës, shumë pedagogë e quajtën këtë një kurth që i është ngritur me “profesionalizëm” nga disa individë, të cilët ende nuk janë shfaqur.
Duke iu referuar të gjithë burimeve konfidenciale ndalimi i pedagogut të universitetit ëshë cilësuar si e nxituar, pa prova materiale, njëkohësisht është tentuar për t’i hedhur baltë mbi figurën e tij.
Kristaq Kikina, rektori Univeristetit
“Arrestimi, pak i nxituar”
“Edhe mua mund të më akuzojë nesër një student. Në mos mua një kolegë tjetër. Po, mbi gjithçka provat materiale është ajo që merret si bazë”, është shprehur dje Kristaq Kikina, rektori i Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër.
Sipas tij, pedagogu i arrestuar është nga më të mirët dhe se arrestimi i tij është pak i nxituar dhe se ai shpreson që drejtësia të thotë fjalën e fundit.
“Më vjen keq që janë ngritur akuzat kundra tij. Ai gjithmonë është treguar i hapur me studentët dhe asnjëherë nuk është përgojuar në ambientet e universitetit për fenomenin e mitmarrjes”, përfundon Kikina.