Kuadrot e Lezhës, 100 ditë punë prodhuese në vit

11/02/2005 1967
Partia e Punës e Shqipërisë përmes një vendimi të datës 22.4.1967, për herë të parë lëshon disa masa për organizimin më të mirë të pjesëmarrjes së punonjësve të punës mendore drejtpërdrejt në punën prodhuese. Në këtë kohë shpallen dhe aksionet e mëdha kombëtare dhe lokale. Zbardhet për herë të parë dokumentacioni i plotë i vendimit nr.58, nga Partia e Punës së Shqipërisë, Byroja Politike e KQ, mbi disa masa për organizimin e pjesëmarrjes së punonjësve të punës mendore, drejtpërdrejt në punën prodhuese.
Qëllimi ishte që intelektualët të njiheshin më nga afër me jetën dhe punën e punëtorëve e të fshatarëve, për të luftuar “burokratizmin dhe ideologjinë borgjeze e revizioniste”. Kongresi i pestë, i mbajtur në këtë periudhë, u bë flamuri i zbatimit të vendimeve të PPSH-së.
Për herë të parë këto vendime i vënë në jetë kuadrot drejtues dhe administrata e kooperativës bujqësore të Trashanit në Lezhë. Sa ishin ditët e punës prodhuese që u caktuan në këtë rreth? Bashkë me kuadrot, puna e drejtpërdrejtë në prodhim zë dhe rininë shkollore dhe atë studenteske. Sa ishte koha e pjesëmarrjes në punën e drejtpërdrejtë në prodhim për punonjësit e dikastereve dhe gjithë inteligjencën?
Vetëm mjekët do ta kryenin të plotë profesionin e tyre, porse duke u zhvendosur sërish në fshat. Cilat ishin të gjitha udhëzimet e aparatit të KQ-së për masat organizative të aksioneve dhe punës prodhuese.
Enver Hoxha firmos vendimin e shkurtit të 1967 për nisjen e aksionit të madh kombëtar dhe lokal. Të gjithë kuadrot, punonjësit e punës mendore, janë të detyruar të bëjnë 30 ditë pune në vit drejtpërdrejt në prodhim. Nisma e parë e këtij vendimi bëhet rrethi i Lezhës, ku kuadrot vendosin të bëjnë 100 ditë pune në vit, drejtpërdrejt në prodhim. Zbardhet i plotë dokumentacioni i dalë nga Byroja Politike e KQ, firmosur nga Enver Hoxha dhe Hysni Kapo.
Qëllimi
Partia e Punës e Shqipërisë
Byroja Politike e KQ
Vendim
Nr.58, datë 22.4.1967
MBI DISA MASA PËR ORGANIZIMIN MË TË MIRË TË PJESËMARRJES SË PUNONJËSVE TË PUNËS MENDORE DREJTPËRDREJT NË PUNËN PRODHONJËSE
Organet e partisë, të shtetit dhe të ekonomisë, duke u mbështetur në Orientimet e Byrosë Politike të vitit të kaluar për riorganizimin e punës fizike, bënë përpjekje që pjesëmarrja e kuadrove dhe e punonjësve të administratës në punën drejtpërdrejt prodhonjëse, të shërbente për edukimin revolucionar dhe kalitjen e tyre fizike, për t’u njohur më nga afër me jetën dhe punën e punëtorëve e të fshatarëve, për të luftuar burokratizmin dhe ideologjinë borgjeze e revizioniste.
Kuadrot dhe punonjësit tanë, jo vetëm që e mirëpritën riorganizimin e pjesëmarrjes drejtpërdrejt në punën prodhonjëse, por në luftën për të vënë në jetë vendimet historike të Kongresit të 5-të të Partisë, lindën edhe iniciativa të tjera revolucionare për zgjerimin e pjesëmarrjes së tyre në punën prodhonjëse. Me një vlerë të madhe në përmbajtje të thellë ideologjike është iniciativa e kuadrove drejtuese dhe e punonjësve të administratës së kooperativës bujqësore të Trashanit në rrethin e Lezhës, për të bërë 100 ditë pune në vit drejtpërdrejt në prodhim dhe ajo e kuadrove drejtuese dhe e punonjësve me të cilën janë ngarkuar. Rinia shkollore e studenteske, e cila vitin e kaluar u angazhua në një masë më të gjerë në punën fizike, sivjet ka ndërmarrë aksione të mëdha me karakter kombëtar dhe lokal.
Për punonjësit e dikastereve e të institucioneve qendrore, të komiteteve të partisë, të komiteteve ekzekutive, të organizatave të masave, për kuadrot ushtarake, për arsimtarët dhe gjithë inteligjencës, koha e pjesëmarrjes së tyre në punën drejtpërdrejt në prodhim, si rregull, të jetë 30 ditë në vit, kurse për gratë e martuara 15 ditë.
Si rregull, kuadrot kryesore të organeve të partisë, të shtetit, të ekonomisë dhe të institucioneve social-kulturale në qendër e në rrethe, të kryejnë punën drejtpërdrejt në prodhim, kryesisht në fshat dhe në grupe të organizuara, në përbërjen e të cilave të jenë kuadro të sektorëve e të profileve të ndryshme, me qëllim që atje ku do të venë të bëjnë punë prodhonjëse dhe njëkohësisht të ndihmojnë për probleme politike, ideologjike, edukative, organizative, ekonomike dhe për shumë çështje të tjera që u paraqiten punonjësve ose banorëve të atyre qendrave ku do të kryejnë punën në prodhim.
Aparati i Komitetit Qendror të Partisë dhe i Këshillit të Ministrave, të krijojnë disa grupe me kuadrot e tyre kryesore e të dikastereve për t’i dërguar në rrethe, zona ose qendra të caktuara, jo vetëm për të bërë punë në prodhim dhe punë politike, edukative e shoqërore me masat, por edhe për të studiuar çështje të caktuara që gjykohen të nevojshme.
Në të njëjtën mënyrë të veprojnë edhe dikasteret (duke e koordinuar këtë çështje me komitetet ekzekutive), si dhe organet e partisë e të pushtetit në rrethe.
Mjekët dhe projektuesit, gjysmën e kohës së punës prodhonjëse ta përdorin për punë të profilit të tyre në fshat, në qendrën e punës ku do të kryejnë punën në prodhim.
Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të PPSH
Enver Hoxha
Nr.353 datë 30.04.1967
Hysni Kapo
AQSH. Viti 1967
Kur rinia nisi aksionet kombëtare
“Kuadrot dhe punonjësit tanë, jo vetëm që e mirëpritën riorganizimin e pjesëmarrjes drejtpërdrejt në punën prodhonjëse, por në luftën për të vënë në jetë vendimet historike të Kongresit të 5-të të Partisë, lindën edhe iniciativa të tjera revolucionare për zgjerimin e pjesëmarrjes së tyre në punën prodhonjëse. Me një vlerë të madhe në përmbajtje të thellë ideologjike, është iniciativa e kuadrove drejtuese dhe e punonjësve të administratës së kooperativës bujqësore të Trashanit në rrethin e Lezhës për të bërë 100 ditë pune në vit drejtpërdrejt në prodhim dhe ajo e kuadrove drejtuese dhe e punonjësve me të cilën janë ngarkuar. Rinia shkollore e studenteske, e cila vitin e kaluar u angazhua në një masë më të gjerë në punën fizike, sivjet ka ndërmarrë aksione të mëdha me karakter kombëtar dhe lokal.
Për punonjësit e dikastereve e të institucioneve qendrore, të komiteteve të partisë, të komiteteve ekzekutive, të organizatave të masave, për kuadrot ushtarake, për arsimtarët dhe gjithë inteligjencës, koha e pjesëmarrjes së tyre në punën drejtpërdrejt në prodhim, si rregull, të jetë 30 ditë në vit, kurse për gratë e martuara 15 ditë”.