E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat , 35 fëmijë festojnë në spital

U është dashur ta kalojnë në spital festën e tyre, por nuk u kanë munguar urimet e dhuratat. 35 fëmijë beratas nuk kanë mundur ta kalojnë në shtëpitë e tyre festën e 1 Qershorit, por dhe në dhomat e spitalit ku janë duke marrë ndihmën mjekësore kanë mundur të festojnë. Bashkia e Beratit, biblioteka e qytetit "Vexhi Buhajara", si dhe një bankë private kanë bashkëpunuar në ditën ndërkombëtare kushtuar fëmijëve me qëllim e vetëm që dhe fëmijët e sëmurë që gjendeshin në spital në këtë ditë të mund të festonin. Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre, të cilët i janë bashkuar një atmosfere festive me lojëra e spektakël në qendër të qytetit 35 fëmijë të shtruar në repartin e Pediatrisë kanë marrë urime dhe dhurata nga kryetari i bashkisë, Fadil Nasufi, punonjës të bibliotekës së qytetit. Mesditën e djeshme ambientet e repartit të fëmijëve kanë pasur më shumë vizitorë se më parë. Pushtetarë lokalë, drejtues të shoqatave jo fitimprurëse janë bashkuar me fëmijët e shtruar në spital, duke u uruar festën dhe larguar vëmendjen për pak momente nga sëmundjet dhe ilaçet. Fëmijëve iu shpërndarë lodra dhe libra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›