Topi, apel partive politike: Fëmijët, jashtë fushatave politike
Veç festave të organizuara në shkolla, kopshte e tryeza familjare, 1 Qershori ka mbledhur në një festë edhe një grup nxënësish nga kryeqyteti. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti dje në një atmosferë të ngrohtë e festive në një nga ambientet e Pallatit të Brigadave, një grup nxënësish të dalluar të shkollës 9-vjeçare "Motrat Qiriazi", me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Pasi u uroi mirëseardhjen, Presidenti shprehu kënaqësinë e veçantë për këtë takim, në ditën më të bukur e më të shënuar për fëmijët. Presidenti Topi përfitoi nga rasti për të përsëritur apelin e tij për një fushatë zgjedhore në respekt të rregullave etike e morale. Në fjalën përshëndetëse me këtë rast, kreu i shtetit, duke vënë në dukje se këta fëmijë përfaqësojnë të ardhmen e vendit, u shpreh se ata duhet të shihen gjithnjë me përparësi nga të gjitha instancat shtetërore, pasi përbëjnë shtresën më të re të shoqërisë, përparimin, zhvillimin, mendjen dhe moralin e kombit.
Biseda
Përdorimi i figurave të fëmijëve në spote publicitare, në reklama e kryesisht në mitingje është një nga diskutimet e kohëve të fundit. Nisur nga kjo, kryesisht rastet e ndërprerjes së mësimit mbërriti si shqetësim edhe te Presidenti i Republikës më 1 Qershor, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Duke përfituar nga rasti, takimi me nxënësit me rastin e festës, Presidenti ndau shqetësimin e përdorimit të të miturve nën 18 vjeç për të mbushur sallat apo mitingjet elektorale, gjë që dëmton procesin arsimor dhe edukues të të miturve, pasi i shkëput nga mësimi, si dhe përdoret imazhi i tyre për qëllime elektorale të partive politike në Shqipëri. Ky lloj angazhimi bie ndesh jo vetëm me normat morale e etike, por edhe me frymën e Konventës së të Drejtave të Fëmijës. Duke i konsideruar të drejta shqetësimet e të rinjve, Presidenti i Republikës i inkurajoi që të jenë aktivë në debatin publik për të shprehur hapur mendimet e tyre, edhe nëpërmjet takimeve me subjekte të tjera.
Sipas Presidentit, të rinjtë dhe e ardhmja e tyre duhet të trajtohen si përparësi në programet elektorale të partive politike dhe se duhet të respektohet barazia gjinore në përfaqësimin në Parlament.
Urimi i Presidentit
"Së pari, ju uroj festën: Gëzuar të gjithëve! Më vjen mirë që jeni veshur bukur sot, disa me kostume popullore, disa me kostume klasike, dhe jam i bindur që kjo festë mbush me gëzim së pari fëmijët, sepse kjo është festa juaj dhe jam i bindur që mbush me shumë gëzim edhe prindërit tuaj, mësueset dhe mbarë shoqërinë", tha Topi. Sipas tij, kjo festë është jo vetëm tradicionale, por sa vjen dhe bëhet dhe më e bukur, sepse më e bukur bëhet dhe Shqipëria. "Besoj, ju, ndonëse ende të vegjël, e shikoni që Shqipëria jonë e dashur çdo ditë përparon, ka suksese, dhe gjithçka që bëhet, bëhet në radhë të parë për ju, për të ardhmen tuaj, edhe jam i bindur që Shqipëria e të nesërmes do të ketë patjetër atë që juve dhe prindërit tuaj e kanë ëndërruar dhe vazhdojnë ta ëndërrojnë, një Shqipëri e bukur, një Shqipëri e përparuar, një Shqipëri si të gjitha vendet e Evropës", tha më tej Presidenti.