E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët e Interit grabisin Muntarin

Mesfushori Sulej Muntari u bë dje viktimë e një vjedhjeje dje pas festimeve të titullit të Interit. Ganezi po udhëtonte i vetëm në makinën e tij në rrugën "Monte Rosa" dhe kur ishte i bllokuar në trafik, iu afruan dy tifozë mbi një motoçikletë. Njëri që mbante shallin e Interit, iu afruar te dritarja dhe i grabiti orën me vlerë 17 mijë euro, "Big Bang Hublot". Muntari zbriti nga makina, qëlloi me grusht njërin prej tyre, por nuk mundi t‘i ndalonte.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›