E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat- S'ka më vende në varreza

 

Kriza e hapjes së varreve ka përfshirë edhe në varrezat publike të qytetit të Beratit. Drejtuesit e firmave funerale thonë se territori i vënë në dispozicion nga pushteti lokal në varrezat e Burdullisait është tërësisht i zënë. Lidhur me këtë ankesë të firmave funerale kryetari i bashkisë së Beratit është shprehur se problemi vjen si pasojë e mungesës së fondeve për blerjen e një parcele të re. Para një viti u shpronësua një territor prej 400 metra katror që solli zgjidhjen tek një tjetër varrezë publike. Ndërsa për këtë vit është menduar që të blihet edhe 2700 metra katror tokë përterritorin e varreëz publike të Burdulliasit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›