Shpërthim eksperimental për Gërdecin
• Predhat e Gërdecit shpërthejnë përsëri. Ky nuk është paralajmërim për një ngjarje me përmasa të një katastrofe si ajo që ndodhi në Gërdec.
Trazhgim Sokolaj
Eshtë vetëm një eksperiment hetimor, i cili do të zhvillohet me qëllim zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë,që ndodhi në fshatin e panjohur deri më 15 mars 2008, i cili ndodhet më pak se 14 kilometra larg kryeqytetit shqiptar. Burime të konfirmuara nga Prokuroria thanë dje për gazetën “Panorama”, se hetuesit shqiptarë bashkë me agjentët amerikanë, do të realizojnë shpërthime të stimuluara me predha identike si ato që mbaheshin në Gërdec. Sipas burimeve nga hetimi, mësohet se deri më tani është bërë evidenca e të gjitha llojeve të predhave që ndodheshin të depozituara në fabrikën e çmontimit në Gërdec, në kohën kur ndodhën shpërthimet fatale. Grupi hetimor shqiptar bashkë me agjentët e Byrosë Federale Amerikane (ATF), do të bëjnë shpërthime të stimuluara për secilën nga këto predha, fillimisht për të mësuar fuqinë e tyre plasëse dhe më pas për atë çka i intereson më shumë hetimit. Shpërthimi do të bëhet në mënyrë të kontrolluar nën faktorët e ushtrimit të forcës fizike, përplasjes apo ekspozimit të predhave në temperatura të larta apo flakëve të zjarrit. Përplasja fizike gjatë shkarkimit nga kamionët, temperatura e lartë apo zjarri i shkaktuar nga saldimi në një karrocë që transportonte barut, dyshohet se kanë qenë në fakt shkaqet e aktivizimit të mijëra predhave, të cilat ishin grumbulluar në Gërdec, duke shkaktuar shpërthimin katastrofik të 15 marsit 2008. Tanimë me anë të shpërthimit të stimuluar, grupi i hetimit do të verifikojë kështu, nga cili prej këtyre faktorëve janë të ndjeshme predhat që mbaheshin në Gërdec, për të bërë kështu saktësimin e shkakut të tragjedisë, e cila shkaktoi 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur. Eksperimenti mësohet se do të bëhet në një ambient të përshtatshëm ushtarak, që do të përcaktohet në rrugë zyrtare. Sipas hetuesve, ai mund të jetë një poligon që përdoret për qitje nga strukturat e ushtrisë apo të policisë shqiptare. Gjatë eksperimenteve stimuluese, hetuesit bashkë me specialistë armatimi të ushtrisë do të verifikojnë edhe cilësi të barutit dhe djegoreve të secilës predhë.
Punëtorët,
120 dëshmitarë
Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi se, tashmë ka filluar ekspertizën shkencore me qëllim saktësimin e shkakut të shpërthimit që ndodhi në Gërdec. Për këtë qëllim mësohet se, mostra të municioneve dhe barutit të gjetur në vendin e ngjarjes, po analizohen në laboratorë të specializuar edhe jashtë Shqipërisë. Ndërkaq grupi i hetimit ka vijuar edhe gjatë këtyre ditëve verifikimin e vendit, ku ndodhej më parë fabrika e demontimit, e cila u rrafshua krejtësisht nga shpërthimet e ndodhura në Gërdec. Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, organi i akuzës mësohet se, ka vendosur të marrë në pyetje edhe njëherë, të gjithë ish-punëtorët e fabrikës së demontimit. Një listë me rreth 120 persona, nga të cilët shumica janë ish-punonjës të fabrikës së demontimit, që ndodheshin në vendin e tragjedisë është prej ditësh në duart e Prokurorisë. Grupi hetimor i organit të akuzës, mësohet se do të marrë sqarime në detaje nga ish-punëtorët për shkakun që mund të ketë çuar në shpërthimet tragjike të njëpasnjëshme, që vranë 26 persona dhe plagosën mbi 300 të tjerë. Pak ditë më parë në një konferencë përkrah ambasadorit amerikan në Tiranë, prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, tha se do të përcaktohet në mënyrë shkencore shkaku dhe mekanizmi i shpërthimeve të ndodhura në Gërdec. Në këtë konferencë, ambasadori amerikan kërkoi t’i shkohet në fund hetimit dhe fajtorët të ndëshkohen pavarësisht statusit politik.
Topi: Mbështetje banorëve të Gërdecit për t’u normalizuar jetën
Presidenti Bamir Topi ka pritur dje në zyrën e tij një përfaqësi të punonjësve, që punonin në fabrikën e çmontimit të armëve në Gërdec. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kreut të shtetit, bëhet e ditur se përfaqësia e banorëve që u prekën nga tragjedia e 15 marsit, e njohu presidentin me problemet dhe pasojat me të cilat po përballen në jetën e tyre të përditshme, duke kërkuar një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë të kësaj situate të vështirë. “Presidenti Topi, pasi i dëgjoi me vëmendje shqetësimet e përfaqësisë, u shpreh se është detyrim institucional dhe njerëzor njëkohësisht për t’u ofruar gjithë mbështetjen e mundshme për normalizimin dhe zgjidhjen sa më të shpejtë dhe transparente të situatës”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidencës. Kryetari i shtetit dha udhëzimet në mënyrë që të sensibilizohen menjëherë të gjitha strukturat përkatëse dhe të prekurit nga shpërthimi i Gërdecit të marrin sa më shpejt një informacion të sinqertë, korrekt dhe transparent, vijon më tej njoftimi i kreut të shtetit. Presidenti Topi ka bërë disa herë thirrje për të përshpejtuar procedurat, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të fshatit të Gërdecit, por edhe të fshatrave përreth, të cilat u prekën nga shpërthimi i 15 marsit. Në të njëjtën kohë, kreu i shtetit ka qenë edhe mjaft kritik, lidhur me institucionet e sigurisë për dështimin në parandalimin e këtij shpërthimi.
Dëshmojnë ish-punëtorët: Kishte shumë incidente
TIRANE- Dy punonjës të ish-fabrikës së çmontimit të predhave dhe municioneve luftarake në Gërdec, dëshmuan dje para grupit hetimor, që po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Personat që u morën dje në pyetje janë pyetur në lidhje me kushtet e sigurisë në punë dhe rregullat e sigurimit teknik nga shpërthimi, baruti dhe nga veprime të tjera të rrezikshme që ndodhnin në fabrikë. Gjithsesi, sipas specialistëve mësohet se dëshmia e dy punonjësve të pyetur, ka qenë e rëndësishme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ata kanë pohuar se gjatë punës së tyre në ish-repartin e tankeve, ka pasur incidente të njëpasnjëshme dhe që në ndonjë rast mund të kenë shkaktuar plagosje të lehta, apo dëmtime të papërfillshme të personave që punonin me to. Ish-punëtorët kanë fajësuar një makineri të çmontimit, e cila sipas tyre shkaktonte shkëndija gjatë punës çka mund të jetë bërë shkak për rënien e zjarrit. d.b