PS : Jo propozimeve për kompetencat e presidentit
Partia Socialiste mbështet amandementet shtesë të propozuara nga mazhoranca por është kundër propozimeve për mënyrën e zgjedhjes së presidentit. Në këtë vendim kanë arritur anëtarët e PS gjatë mbledhjes së sotshme në selinë rozë ku është diskutuar lidhur me propozimet e PD për ndryshimet e mundshme në kushtetutë. Kështu kryesia e PS është shprehur pro ndryshimeve në reformat zgjedhore dhe reformës në drejtësi por nuk është dakord që presidenti të zgjidhet në formën e propozuar nga forca politike në pushtet. "Biem dakord per mocionin e besimit dhe te mosbesimet që lidhet me kryeministrin .Ajo me të cilën nuk negociojmë me asnjë forcë politike është mandati i presidentit."- ka pohuar kryetari i anëtarësisë, Arben Isaraj, gjatë një prononcimi për mediat.