Buxheti i sigurimeve, sa rrezikohen pensionistët
• Buxheti i shtetit, duket se është siguresa e skemës aktuale të pensioneve. Në një intervistë për gazetën, nëndrejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, sqaron të gjithë detajet dhe pikat e dobëta të sistemit aktual.
Kur do të barazohen pensionet e fshatit me ato të qytetit, dhe sa e rrezikuar është skema aktuale nga numri i të siguruarve dhe atyre që përfitojnë. Ndryshimi i skemës, pas debatit publik dhe ecuria e pensioneve nga viti 1993.
Duket se çështja e skemës për pensionet do të mbetet një debat i hapur, lidhur kjo edhe me shifrat e kontribuuesve, pagesat apo inflacionin. Në fakt, sa e sigurt mbetet skema aktuale e pensioneve?
Skema aktuale e Sigurimeve Shoqërore, në përgjithësi dhe e pensioneve publike në veçanti, e ka fillesën në vitin 1993. Ajo u ndërtua me asistencën e institucioneve të specializuara dhe arriti katër objektiva kryesore, së pari të transferojë në buxhetet familjare çdo muaj pensionet që ishin caktuar, pavarësisht se nuk trashëgoi nga sistemi i mëparshëm asnjë lloj rezerve të akumuluar. Së dyti, të marrë në evidencë të gjithë të drejtat e fituara, pra të njohë të gjithë historikun e kontributeve të realizuara në sistemin e ekonomisë së centralizuar dhe ta përdorë atë si bazë për caktimin e pensioneve në çdo vit, duke e indeksuar dhe aktualizuar në vlerë e në uniformitet me zhvillimet ekonomike. Objektivi tjetër ishte që të balancojë financiarisht sistemin e sigurimeve të detyrueshme, nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit të mbledhjes së kontributeve, harmonizimit të mundësive financiare të shtetit për financim me politikat e rritjes së pensioneve, rikuperimin e inflacionit dhe vendosjen e politikave të subvencionimit të sistemit nga buxheti i shtetit, në mënyrë të kontrolluar. Si dhe hartimin dhe zbatimin e një politike graduale të barazimit të pensioneve për personat e vetëpunësuar në bujqësi me pensionet në qytet. Për të realizuar këto, u fokusua vëmendja në rritjen me ritme më të larta të pensioneve të caktuara të fshatit krahasuar me ato të qytetit. Gjithashtu, u vendos një formule e re për llogaritjen e pensionit të fshatit, duke mundësuar shtesën e pensionit për ata persona që banojnë në fshat dhe që paguajnë kontribute si të vetëpunësuar në bujqësi. Pjesë e këtij procesi ishte rritja e qëndrueshmërisë financiare të skemës së pensioneve të fshatit, duke harmonizuar rritjen e pensioneve, me rritjen graduale të normës së kontributeve, deri në barazimin e saj me personat e vetëpunësuar në aktivitete jo bujqësore. Dhe një pikë tjetër shumë e rëndësishme ishte, falja e kamatëvonesave si një instrument që rrit pjesëmarrjen e fermerëve në sistem, krijon për ata lehtësi për sigurimin e periudhave të sigurimit dhe për të pasur pensione të ardhshme të llogaritura mbi bazën e kontributeve të derdhura. Duke pasur një pozicion më të mirë financiar në dy vitet e fundit është arritur që, transfertat në buxhetet familjare nga fondet e Sigurimeve Shoqërore, të rriten me mbi 13 miliardë lekë, ndërkohë që norma e kontributit, ose siç quhet ndryshe, taksa e punës është reduktuar me rreth 24 për qind. Pra, sistemi duke u mbështetur edhe me fonde buxhetore, por edhe nëpërmjet përmirësimit të sistemit të mbledhjes së kontributeve ka plotësuar më mirë nevojat ekonomike të pensionistëve si dhe qëndrueshmërinë financiare të tij, e cila për shkak të evazionit të kontributeve, ende mbetet problematike.
Eshtë folur për një bum pensionesh të reja rreth vitit 2012, që lidhen me të vetëpunësuarit në bujqësi, që pas këtij viti pritet të futen në skemën e pagesës si pensione qyteti. A mund të shkaktojë ky fakt ndonjë ndryshim, që mund të rrezikojë skemën?
Objektivi për një barazim të pensioneve të fshatit me qytetin, ose me qartë, i personave të vetëpunësuar në bujqësi me ato persona që zhvillojnë aktivitet ekonomik jobujqësor, ecën nëpërmjet një periudhe tranzicioni që ka filluar që në vitin 1998 dhe që materializohet në formulën e caktimit të pensionit. Si shkak i saj, një person që ka kontribuar në sistemin e ri të Sigurimeve Shoqërore nga viti 1994 e në vazhdim, në vitin 2007 ka arritur të marrë një pension mujor rreth 40 për qind më të lartë se pensioni që ka një person sipas kontributeve të derdhura vetëm në ish-kooperativat bujqësore. Barazimi i pensioneve të reja është parashikuar të realizohet në vitin 2012, duke ndjekur politikën e rritjes me ritme më të larta se sa në qytet të pensioneve aktuale të fshatit, si edhe duke nxitur pjesëmarrjen e fermerëve në skemat e sigurimit nëpërmjet pjesëmarrjes së shtetit në pagesën e një pjese të kontributit të tyre si dhe duke rritur në mënyrë graduale kontributin që paguajnë fermerët në skemën e re të sigurimeve. Mbështetur sa më sipër, edhe viti 2012 do të jetë një vit i zakonshëm, i cili do të mbajë peshën e vet të parashikuar të rritjes së kostos së pensioneve për shkak të rritjes së numrit të përfituesve si dhe për shkak të rritjes së llogaritur të masës së pensionit.
Në fillim të marsit, gjatë një seminari të organizuar nga Banka Botërore, Qeverisë Shqiptare dhe ISSH, u fol për kalimin në skemën e re. Në çfarë faze është ky proces? Po administrimi i skemës aktuale, çfarë ndryshimi pëson pas futjes së shtyllës së dytë dhe të tretë?
Sistemi i sigurimeve është pjesë e pandarë e sistemit ekonomik të një vendi, përderisa zhvillohet në të njëjtin mjedis ekonomik, krijon fonde korrente, të cilat do të përballojnë kostot e të drejtave të fituara. Si një organizëm i gjallë, ai ka nevojë të vazhdueshme për reformim për përmirësim të vetvetes, pra, të sistemit të pensioneve publike, si dhe të hapjes së rrugës e bashkëjetesës me skemat e pensioneve suplementare, qofshin këto të ndërtuara si shtylla të dyta apo të treta. Aktualisht një grup pune me shumë aktorë, teknikë dhe politikë po punon për konceptimin e një skeme sigurimesh komplekse dhe moderne, e cila do të ketë në themel përmirësimin e pensioneve publike, rritjen e qëndrueshmërisë financiare të kësaj skeme, krijimin e mundësive reale për shtyllën e pensioneve suplementare dhe bashkëjetesën e këtyre skemave në mënyrë të garantuar nga ana financiare.
Keni folur për një projekt për Numrin e Sigurimit. Së fundmi, edhe tatimet kanë deklaruar se, nuk pranojnë bordero pa numrin e sigurimit për të punësuarit. Çfarë përmban në vetvete ky numër, dhe kush i pajis qytetarët me numrin e sigurimit?
Pajisja e kontribut paguesve me Numrin e Sigurimit Shoqëror është një proces shumë i rëndësishëm. Ai është hapi i parë për krijimin e llogarisë personale të çdo personi ekonomikisht aktiv, mbi këtë logjikë është një hap i rëndësishëm për administrimin e saktë të kontributeve të paguara. Ky numër jepet nga ISSH, mbi bazën e kërkesave të subjekteve. Dhënia e këtij numri, administrimi dhe marrja në dorëzim, kontrolli dhe sistemimi i dokumenteve të vjetërsisë në punë para vitit 1994, kanë krijuar mundësitë për përmirësimin e administrimit të fondit të Sigurimeve Shoqërore, duke zbuluar e shmangur informalitetin, por edhe abuzimet me fondet e pensioneve si në rastet e pensioneve të pleqërisë, ashtu edhe për pensionet suplementare apo trajtimet e veçanta të minatorëve etj.
Ligj të ri për pensionet edhe te privati
Autoriteti i Mbikë-qyrjes Financiare do të hartojë një projektligj të ri për pensionet private suplementare. Edhe pse në tregun e pensioneve private operojnë tre kompani, përsëri ky treg nuk është shumë i zhvilluar dhe ligji në fuqi ka nevojë të ndryshohet. Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) Elisabeta Gjoni, u shpreh se po punohet për hartimin e një projektligji të ri të pensioneve, si dhe janë miratuar rregulla për raportimin e kompanive ekzistuese në treg, pasi ligji aktual është hartuar që në vitin 1995 dhe paraqet mangësi. “Ligji i ri do të krijojë hapësirat për zgjerimin e tregut në përmbushje edhe të angazhimeve të qeverisë shqiptare ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, për ngritjen e një sektori cilësor e aktiv të pensioneve private suplementare”, tha Gjoni.
Edhe pse tregu i sigurime vitet e fundit ka pësuar goxha zhvillim, përsëri ai ka shumë probleme. Kështu është shprehur dje në Komisionin e Ekonomisë kreu i AMF-së, Elisabeta Gjoni. Sipas saj, niveli i dëmeve të paguara është i ulët në krahasim me standardet. Sipas kryetares së AMF-së, për vitin 2007 raporti dëme/prime ishte në nivelin 21.1% për tregun, kur standardi minimal ndërkombëtar është 50%. Gjoni u shpreh se ky nivel shënon ulje prej 40% edhe nga niveli i vitit 2006. Ajo tha se po hartohet një projektligj i ri për sigurimet e detyrueshme, që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe liberalizimin gradual të çmimeve të mbështetur nga forcimi i kontrollit financiar të operatorëve. Sipas të dhënave nga raporti i AMF-së, gjatë vitit 2007 shoqëritë e sigurimit paguan rreth 1.31 miliardë lekë dëme, ose rreth 3.7 për qind më shumë se në 2006-ën. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara u përket sigurimeve të detyrueshme me 877 milionë lekë, apo 67 për qind të totalit. “Raporti i ulët dëme/prime tregon se tregu ka shumë për të bërë në drejtim të përmirësimit të shërbimit ndaj klientit e publikut në tërësi”, thuhet në raportin e AMF-së.
Gjatë vitit 2007 kompanitë e sigurimeve kanë shpenzuar goxha para. Sipas të dhënave nga raporti i AMF-së, rezulton se raporti i shpenzimeve ka vazhduar të mbetet i lartë me 57.31 për qind, nivel ky i ngjashëm me atë të vitit të kaluar, ku shpenzimit ishin 56.34 për qind. “Me rritjen e pritshme të raportit dëme/prime shoqëritë duhet të kenë më shumë kujdes në nivelin e tyre të shpenzimeve, për të ruajtur kështu efektivitetin e biznesit”, thuhet në raportin e AMF-së.
13.5 miliardë
lekë është totali i aktiveve të tregut të sigurimeve në vitin 2007. Në krahasim me një vit më parë totali i aktiveve është rritur me 16.47 për qind.
21 për qind
është raporti dëme/prime, duke qenë kështu në nivele goxha të ulëta. Ky raport është në masën 22.3 për qind për tregun e jo-jetës dhe 4.71 për qind për tregun e jetës.
57.31 për qind
është raporti i shpenzimeve të kompanive të sigurimit në 2007-ën, nivel ky goxha i lartë. Në fakt, me rritjen e raportit dëme/prime kompanitë duhet të kenë kujdes me shpenzimet e tyre.