PD tërheq propozimet për mandatin e presidentit
Nuk do të ketë ndryshime në kushtetutë për sa i përket mandatit të presidentit. Partia Demokratike ka tërhequr propozimet e saj lidhur me nenin 93 të ligjit themeltar. Ky vendim është marrë sot nga PD dhe u bë i ditur në komisionin parlamentar të ligjeve nga deputetja Arenca Trashani.Nga ana tjetër Spiro Peci, anëtar i Komisionit të ligjeve deklaroi për mediat se propozimi është në kundërshtim me procedurat pasi ato ishin formuluar pa relacionet përkatëse.