Europa i trembet krizës ekonomike
Europa nuk mund të shpëtojë nga efektet e krizës së kreditit. Paralajmërimin e kanë dhënë industrialistët më të mëdhenj, të cilët mendojnë se efekti do të jetë brenda 6 muajve të ardhshme.
Megjithëse politikanët evropiane ishim më optimistë se ata amerikanë lidhur me krizën në tregjet financiare, tani duket se kjo situatë ka ndryshuar, dhe Europa mund të goditet nga kriza shumë shpejt.
Peter Loscher, shefi ekzekutiv i grupit gjerman Siemens, tha se ekonomia do të ndikohet nga kriza botërore.
“Nuk shikoj ndonjë impakt për momentin, por nuk kam asnjë dyshim se ndoshta në 6 muajt e ardhshëm situata do të përkeqësohet” – tha ai. “Ajo do të prekë gjithë ekonominë, kursin e këmbimit, kërkesën për ushqime etj”.
Wolfgang Reitzle, shef ekzekutimi i Linde, grupi industrial më i madh në botë përsa i përket gazit, e pranon këtë dhe thotë se “Biznesi është në momentin më kritik të shumë dekadave”.
Shumë biznese të mëdha presin përkeqësim të fitimeve në tremujorin e parë të këtij viti, ndërkohë që parashikimet janë edhe më pesimiste për të ardhmen. “Ky tremujor është i tmerrshëm, por më keq do të jënë muajt që do të vijnë” – tha Gereth Ëilliams, strategjist në ING Financial Markets.